Amarildo Hoxha, me profesion doktor, është kandidatura e Partisë Demokratike për zgjedhjet e bashkisë së Cërrikut. Lajmin e ka bërë të ditur dega e Partisë Demokratike në Cërrik.
Amarildo Hoxha është njeriu i duhur, thonë demokratët, i cili do të rikthejë besimin dhe shpresën tek qytetarët e Cërrikut.
Ndërkohë, Partia Socialiste zyrtarizoi ditën e djeshme emrat për 5 bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje të parakoshme, përveç Tiranës që është bërë e ditur më parë. Kandidati i PS-së për bashkinë e Cërrikut është Florenc Doka, i cili aktualisht është dhe kryetar i komanduar i kësaj bashkie.
Postimi i Partisë Demokratike, dega Cërrik:
Përshëndetje të nderuar demokratët!
Të dashur qytetarë të Cerrikut e rrethinave
Kandidati që do të përfaqësojë PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëndor është z.Amarildo Hoxha , një bir i ndershëm i këtij qyteti, një zë i qytetarëve dhe një përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike.
Një garë që nuk është vetëm për një post, por për dinjitetin e qytetit tonë, për besimin e qytetarëve tanë dhe për rikthimin e shpresës që Cerriku meriton.
Cerriku ka nevojë për ndryshim, për frymë të re, për dinjitet të ndershëm e vizionar.
Është koha që Partia Demokratike të Rikthehet si forcë e shpresës dhe e besimit në çdo familje të këtij qyteti !
Kanidati ynë Dr. Amarildo është njeriu i duhur për këtë mision.
Ai vjen nga nga njerëzit , i njeh hallet e tyre, i ka dëgjuar dhe i ka ndihmuar jo vetëm në kohë fushatash , por çdo ditë.
Ka integritet, përkushtim dhe një dashuri të vërtetë për këtë komunitet . Ai përfaqëson tipin e përfaqësuesit që ne duam të shohim: të afërt me qytetarin, të drejtë në vendimmarrje dhe të palodhur në punën
Partia jonë në Cerrik ,ka njerëz të aftë , struktura të forta dhe mbi të gjitha zemrën e qytetarëve.
Nëse qëndrojmë të bashkuar, nëse punojmë me përkushtim dhe me besim , më 9 Nëndor ne do kthejmë Cerrikun në ngjyrat e shpresës , në ngjyrat e së djathtës , në ngjyrat e fitores
Prandaj dhe Cerriku do të votojë ndryshimin më 9 Nëndor
Suksese dhe Fitore Dr.Amarildo
Komente
