Zgjedhjet e pjesshme të Kukësit/ KQZ miraton rezultatin

12 Tetor 2023, 16:16| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 19:24

  • Share

KQZ miratoi rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme në Kukës.

Albert Halilaj i Partisë Socialiste mori 13025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” 7431 vota, me një pjesmarrje prej 45.63%.

Kandidati i PS siguroi fitoren e 24 shtatorit me diferencë prej 5594 votash, ndërsa Partia Demokratike zyrtare zgjodhi që të mos dalë me kandidat.

Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit erdhën pas shkarkimit të Safet Gjicit pas publikimit të video-skandalit në zyrë me Alma K.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?