Mbyllet votimi në Bashkinë Dibër! Në 18 qendra votimi në Dibër ka munguar energjia elektrike për disa orë duke mos lejuar procesin elektronik të identifikimit, por që më pas situata u rregullua dhe procesi i votimit elektronik vijoi normalisht. Pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, procesi i votimit në këto qendra votimi nisi në orën 07:00 dhe identifikimi u krye manualisht. Pjesëmarrja ka qenë 43.35 %.
57.680 qytetarë me të drejtë vote në 101 qendra votimi votuan sot në Dibër për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Partia Socialiste e cila drejton dhe këtë bashki aktualisht me kryebashkiakun e komanduar, Shkëlqim Murrja do të përfaqësohet në këto zgjedhje me Rahim Spahiun. Partia Demokratike ka zgjedhur Luan Hakën si kandidat, ndërsa Shtëpia e Lirisë përfaqësohet me Premtim Kryemadhin. Në këtë bashki ndryshe nga 5 të tjerat ku do zhvillohen zgjedhjet, në garë është dhe një kandidat i katërt, Dritan Torba nga Lëvizja e Re.
Lajmi kryesor:
Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit, Dibra me pjesëmarrjen më të lartë, Durrësi më të ulët! Bora anulon procesin në 3 qendra në Shkodër, në Vorë procesi pa kryetarët e PD në komisione
/I.K/ReportTv.al