Partia Demokratike

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për 5 bashkitë e vendit

10 Tetor, 22:12| Përditesimi: 10 Tetor, 22:31

  • Share

Partia Demokratike ka zbardhur emrat e kandidatëve për 5 bashkitë e vendit, për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Në këto zgjedhje, opozita do të përfaqësohet nga 5 kandidatë të cilët janë: Gabriel Guma kandidatë për Bashkinë Tepelenë, Dionis Sota për Bashkinë Vlorë, Eduart Brahlika për Bashkinë Mat, Amarildo Hoxha për atë të Cërrikut dhe Pal Shkarpa për Bashkinë Berat.

5 bashki të vendit do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor duke përjashtuar bashkinë e Tiranës, bashki në të cilën zgjedhjet janë pezulluar nga Gjykata Kushtetuese pas ankimimit të Erion Veliajt. Ndërkohë, kandidatura e PD për Bashkinë e Tiranës është Florjan Binaj.

Tirana është pa kryetar për shkak të arrestimit të Erion Veliajt, Ermal Dredha u dorëhoq papritur nga drejtimi i Vlorës, emërimi ministër i Andis Sallës la Cërrikun pa kryetar, dhe zgjedhja deputet e Ervin Demos, Tërmet Peçit dhe Agron Malajt, la gjithashtu vakancë në Bashkitë Berat, Tepelenë dhe Mat.

Emrat e kandidatëve të PD për 5 bashki:
1-Gabriel Guma – Bashkia Tepelenë
2-Dionis Sota – Bashkia Vlorë
3-Eduart Brahlika – Bashkia Mat
4-Amarildo Hoxha – Bashkia Cërrik
5-Pal Shkarpa - Bashkia Berat

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?