Zgjedhjet e së dielës në Mal të Zi, shqiptarët mund të përfaqësohen me dy vende në Parlament

25 Gusht 2020, 12:13| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 12:18

  • Share

Zgjedhjet e së dielës së 30 gushtit në Malin e Zi po priten me optimizëm nga partitë shqiptare, duke qenë se këtë herë paraqitën më të unifikuara, në vetëm dy koalicione.

Mehmet Zenka, Kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili bën pjesë në një koalicion prej 5 partish, dhe njëkohësisht ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet në kabinetin aktual të Malit të Zi është shprehur se ndarja në vetëm dy formacione zgjedhore do të konsolidojë votën e shqiptarëve.

Ai wshtw shprehur gjithashtu se me shumë mundësi shqiptarët këtë herë do fitojnë të paktën dy deputetë në zgjedhjet e 30 gushtit.

Gjithsesi partitë shqiptare të përfaqësuara në dy koalicione, nuk arritën dot që të ishin në një listë të vetme, sikundër ishte një prej synimeve fillestare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?