Bota

Zgjedhjet e Senatit në Xhorxhia: Raphael Warnock parashikohet të fitojë

6 Janar 2021, 12:05| Përditesimi: 6 Janar 2021, 12:07

  • Share

Kandidati demokrat Raphael Warnock parashikohet të fitojë garën e parë për dy vendet bosh në senatin amerikan për Xhorxhan, duke mundur kështu Kelly Loeffler. Me 98% të votave të numëruara, rrjetet televizive amerikane e shpallën si fitues Warnock. Kontrolli i Senatit në dy vitet e para të mandatit të Presidentit Demokrat të zgjedhur Joe Biden do të përcaktohet nga rezultati i balotazhit të dytë dhe është një goditje për Presidentin Republikan në largim Donald Trump.

Zgjedhjet  u përsëriten sepse asnjëri nga kandidatët në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit nuk arriti 50% të votave të nevojshme për fitore sipas rregullave.

Nëse konfirmohet Warnock do të bëhej senatori i parë me ngjyrë për shtetin e Georgia - një shtet skllav në Luftën Civile të SHBA dhe vetëm senatori i 11-të me ngjyrë në historinë e SHBA.

Megjithëse Demokratët e  Biden do të duhet të marrin të dy vendet për të fituar kontrollin e plotë të Senatit, partia Republikane e Presidentit në largim Donald Trump duhet vetëm të fitojë një në mënyrë që të mbajë atë.

Me 98% të fletëve të votimit të numëruara nga 159 qarqet e Gjeorgjisë, të dy garat u luftuan ngushtë.

Warnock ka një epërsi të vogël në mes të zonjës Loeffler, ndërsa republikani David Perdue është i lidhur me demokratin Jon Ossoff.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?