Politikë

Zgjedhjet/ Edi Rama: Ky është ballafaqimi i fundit para 11 majit, diaspora të votojë, përcaktojmë se ku do të jetë Shqipëria në 2030

9 Maj, 10:45| Përditesimi: 9 Maj, 11:26

  • Share

Teksa na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Edi Rama ka dal më një mesazh të fundit për qytetarët.

Ai ftoj shqiptarët që jetojnë në diasporë që të votojnë, pasi sipas tij kanë fatin që të ushtrojnë të drejtën e votës në këto zgjedhje. Rama i cilësoi këto zgjedhje si të rëndësishme, pasi do të përcaktojnë fatin e vendit në vitet e ardhshme. 

‘Është dita e fundit e ballafaqimit me të gjithë palëve para gjykimit të popullit sovran me votën tuaj të dielën në 11 maj. Ky është edhe mesazhi i fundit që dua tu përcjell shqiptarëve në Greqi, në Itali, Gjermani e me radhë ku ka zarfa që janë ende në shtëpi dhe ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 majit, për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që në 11 maj do të përcaktojnë pa asnjë rekuivok rrugën e fatit europian të vendit.

Ju lutem, keni marr mundimin që të regjistroheni dhe jeni në kushtet ku mund të votoni drejtpërdrejt jashtë kufinjeve dhe të merrni pjesë në një pal zgjedhje që janë më shumë se sa një palë zgjedhje për partitë dhe kush do të qeverisë, për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030 dhe janë zgjedhje për t’i dhënë një fuqi të re vendimarrëvse dhe një frymë të fortë bashkimi europian vet Shqipërisë. Kush e ka zarfin në shtëpi do ta bëjë një mund të vogël për t’ju bashkuar dallëge të mëdha kuq e zi që do ta përmbysin me shpresë, me energji Shqipërinë e 11 majit’, tha ai.

Ditën e sotme, (9 maj) është dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit për partitë poltike, ndërsa nesër është heshtja zgjedhore dhe më 11 maj qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit. Partia Socialiste ka njoftuar se mitingu përmbyllës do të mbahet në orën 19:30 pranë Parkut Olimpik. Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e Ri, duke nisur nga ora 19:00.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?