Kreu i PS-së, Edi Rama, po zhvillon një takim në Pogradec në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 majit.
Rama ndodhet ditën e sotme për të zhvilluar takimet e fundit, 6 ditë përpara zgjedhjeve në bashkitë e qarkut të Korçës.
Rama e nisi fjalën e tij duke u mbështetur në investimet dhe premtimet e realizuara mbi Pogradecin. Kryesocialisti tha se 4 vite më parë, nga odeoni ku po zhvillohej takimi i sotëm elektoral, premtuan se mandati i ardhshëm do të ishte një mandat për Pogradecin.
Rama tha se në këto 4 vite Pogradeci është transformuar dhe është mbajtur premtimi i shumëkërkuar që çdo fshat ka ujë të pijshëm.
Gjatë momentit të fjalës së tij, Rama e ndërpreu për të respektuar ezanin, në respekt të besimtarëve myslimanë, e më pas vijoi për të thënë pikat e tij lidhur me fushatën elektorale.
"Në fakt, do ta nis nga aty ku Niko tha, që ne, 4 vite më parë, nga ky vend ku jemi sot, premtuam se do të ishte mandati i Pogradecit. E thamë këtë se kishte tërhequr krraba shumë andej nga Korça dhe, në fakt, ky ishte mandati i Pogradecit. Transformimi i këtij qyteti është në sy të të gjithëve, por dua ta them me plot gojën, që ky transformim nuk do të ishte pa Ilir Xhakollin. E mbani mend, besoj, se çfarë na ka bërë këneta, na i nxorri gjithë speciet aty te rruga dhe nuk donin që ne të shembnim të vjetrën për t’i hapur rrugë të resë. Por, pavarësisht të gjitha vështirësive, rruga e Pogradecit është një nga rrugët më të bukura të Shqipërisë sot dhe, besoj, e keni parë që zë vend hera-herës në të gjitha reportazhet që bëhen për Shqipërinë turistike jashtë Shqipërisë. Edhe nga ajo hyrje filloi gjithë ajo punë dhe në të gjitha drejtimet e jetës së komunitetit.
Është pikërisht këtu rasti dhe dua ta prek për të gjithë ata që e shohin Shqipërinë me sy të historive që i thonë vetë, që s’ka ujë, bukë, etj. Të gjitha fshatrat kanë ujë të pijshëm."-tha Rama.
Kreu i Partisë Socialiste ka folur nga Pogradeci për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Sipas Ramës, marrëveshja me Greqinë është më e vështira dhe nuk i dihet sa do të zgjasë. Kryesocialisti thotë se nëse hyjmë në BE, kjo marrëveshje bëhet realitet.
"Ndërsa marrëveshja e fundit, po, më e vështira është ajo me Greqinë. Pse? Se të dyja ishin më të vështira për nga masat e njerëzve, se janë masa të mëdha, që do të thotë se barra financiare nuk është e vogël, por nga ana tjetër, sidoqoftë, Italia nuk është Greqia. Greqia nuk është aq e fortë sa Italia. Ne i kemi filluar negociatat me qeverinë greke. Ata janë shumë pozitivë, por unë nuk mund ta them se sa do të zgjasin ato. Nuk di ta them se sa vite mund të duhen për atë marrëveshje dhe ne ndërkohë, për shqiptarët atje është shfaqur një mundësi e re: 11 maj. Nëse mbyllim negociatat, do të marrin këtë pasaportë."-tha Rama.
Rama bëri apel ndal emigrantëve në Greqi për të votuar, duke thënë se nuk ka kohë.
Dua të përfitoj nga rasti dhe këtu t’u them atyre që janë në emigracion, ku ka pasur probleme ditët e para me shpërndarjen e zarfave nga DHL, që tani është momenti, që pothuajse zarfat janë shpërndarë në masën 90 për qind; në këtë orë ata t’i hapin, t’i mbushin, të vënë shenjën te 5 dhe t’i nisin. T’i nisin sepse për ta 11 Maji është shumë konkret. -tha Rama.
Në fund Rama e mbylli mes batutave por dhe një apeli për demokratët. Ai tha se prindërit demokratë, të bëjnë sakrificën të votojnë një 'masakara' si Edi Rama për t'i dhënë fëmijëve pasaportën në BE. Më pas vijoi duke thënë se nëse nuk do duan të votojnë atë, le të mos votojnë fare siç bëri ai në '92-shin kur pa 'bufin' në 'Qytet studenti'.
Për këtë pasaportë, babai dhe nëna jote votuan për një maskara si Edi Rama, por ama pasaportën ta dhamë. Po e them për demokratët, mo. Se fjalën e mirë nuk e thonë ata, po punë e madhe, gjithsesi të votojnë për pesën. Nëse nuk e kapërcejnë këtë fare, atëherë të bëjnë atë që bëra unë në mars të ’92-shit, mos të venë fare të votojnë.- përfundoi Rama.
Kreu i PS-së, Edi Rama, ditën e sotme nga Pogradeci bëri një apel për demokratët, duke përdorur një autoironi për të gjithë prindërit demokratë. Rama tha se votoni një ‘maskara’ si Edi Rama që t’ua jepni pasaportën fëmijëve.
Nga ana tjetër, kreu i PS-së tha se nëse nuk do donin të votonin për të, të mos shkojnë të votojnë fare siç bëri ai në ’92-shin.
"Për këtë pasaportë, babai dhe nëna jote votuan për një maskara si Edi Rama, por ama pasaportën ta dhamë. Po e them për demokratët, mo. Se fjalën e mirë nuk e thonë ata, po punë e madhe, gjithsesi të votojnë për pesën. Nëse nuk e kapërcejnë këtë fare, atëherë të bëjnë atë që bëra unë në mars të ’92-shit, mos të venë fare të votojnë. Se, me thënë të drejtën, unë nuk votoja dot për bufin, të them të drejtën, se ja kam ndjerë erën që kur e kam parë në ‘Qytet Studenti’. Se kush nuk voton, i hap rrugën shumicës. Kështu është rregulli. Le ta bëjmë kështu: mos të votojnë fare. Të çohet burri i botës që në mëngjes të vishet si për dasmë dhe të hidhet në kënetë, nuk e di si mund të bëhet kjo. Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë. Bufi rri lart mbi kënetë, ata janë poshtë. Një person i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur. Nuk është në metro."-tha Rama.
Kreu i Partisë Socialiste ka folur në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit sot nga Pogradeci për votën e diasporës.
Rama tha se, edhe pse ka pasur probleme në fillim me shpërndarjen e zarfave të votimeve në Greqi, tani 90 për qind janë shpërndarë. Çdo emigrant, sipas tij, duhet të nxitojë të votojë.
"Dua të përfitoj nga rasti dhe këtu t’u them atyre që janë në emigracion, ku ka pasur probleme ditët e para me shpërndarjen e zarfave nga DHL, që tani është momenti, që pothuajse zarfat janë shpërndarë në masën 90 për qind në këtë orë ata t’i hapin, t’i mbushin, të vënë shenjën te 5 dhe t’i nisin. T’i nisin sepse për ta 11 Maji është shumë konkret. Ata, akoma sot, nuk kanë ende pasaportën dhe nuk kanë më sigurinë e qëndrimit."-tha Rama.
Rama ishte duke mbajtur fjalën në takimin elektoral të Pogradecit dhe ka vendosur ta ndërpresë për një çast fjalimin e tij, pasi nga xhamia pranë nisi të këndohej ezani.
Gjatë atij momenti, Rama ishte duke folur për arritjet e bëra në rang qarku, sipas tij, gjatë qeverisjes së tij dhe për synimet për integrimin europian.
"Duhet ta bëjmë këtë respekt", tha Rama kur dëgjoi të këndohej ezani.
Komente

Me ezan xhami e sheshin skenderbej tu fal myslimant nuk ka evrop qe na pranon!!
PërgjigjuBeni c'eshte e mundur qe shqiptaret ne Greqi te vijne te votojne ne Shqiperi.
Përgjigju