‘Qytetarët duhet të votojnë kundër partive të vjetra, sepse me Berishën dhe me Ramën nuk ka ndryshim’, kështu është shprehur kryetarja e ‘Aleanca Kombëtare Shqiptare’, Elena Kocaqi.
E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Kocaqi u shpreh se vendi s'mund të ketë asnjë të ardhme me ta.
‘Qytetarët duhet të votojnë kundër partive të vjetra, sepse me Berishën dhe me Ramën nuk ka ndryshim, ndryshimi është tek e reja që po vjen dhe ne jemi një nga ato partitë e reja. Ne synojmë në këtë rast që të shkundim sistemin e vjetër, qytetarët duhet të votojnë masivisht kundër partive të vjetra dhe të mbështesin të renë. Nuk ka të ardhme ky vend me ata të dy', tha ajo.
Ajo u shpreh kundër një bashkëpunimi me partitë e reja. Sipas saj, partitë e reja bëjnë premtime që sipas saj nuk kanë lidhje me realitetin.
‘Nuk mund ta në përdorin sepse këta thonë hajde që të përdorim për vota, nuk jemi këtu për të marr një vend në parlament. Për partitë e reja ka parti që janë më një program që thonë gjëra që s’kanë lidhje me realitetin. Ne nuk bashkojmë votë me asnjë parti që është Berisha ose Rama. Sepse nëse ne do bashkëojmë votën e qytetarëve që duan të bëjnë ndryshimin me ata, ne kemi bërë tradhti, ne nuk duam që të ngatërrohemi me asnjë’, tha ajo.
Një koment e pati edhe për SPAK. Kocaqi tha se partia që ajo drejton e mbështet SPAK dhe zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.
‘SPAK-un ne e mështesim dhe jemi për vazhdimin e punës dhe të vijojë mandatin’, tha ajo.
Kocaqi u ndal edhe tek programi i partisë që ajo drejton. Ajo deklaroi se synohet 100 euro rritje për pensionin minimal dhe atë mesatar.
‘Plani kryesor yni është ringritja e biznesit. Këta thonë do ngremë pensionet, po asnjëri nuk thotë se sa do ti ngrenë dhe se ku do ti gjejnë. Ne nuk duam 200 euro pension mesatar por 400. Ne duam që të ngremë pensionet që në vit të parë, që ai që e ka 200 ti shkojë 300 dhe ati që e ka 300 do ti shkojë 400. S’ka vullnet qeveria s’do ti ngrejë pensionet sepse do ti mbajë të varur pensionistët dhe ti gënjejë me një bonus dhe ata të shkojnë që të votojnë’, tha ajo.
Aleksander Kodheli, nënkryetar i ‘Aleanca Kombëtare Shqiptare’, i cilësoi partitë e reja dhe të vjetra si të njëjta.
‘Unë i konsiderojë njësoj, kanë bërë shumë dëme për këtë popull dhe janë konsumuar. Paraqiten si alternativa dhe me premtime të reja, por politika nuk është të kapësh një karrige dhe të mos e lëshosh, por ti japësh mundësi edhe të tjerëve për të kontribuar për vendin. Politika e ka humbur komunikimin më qytetarët, dhe vetëm nga takimi me qytetarët ti mund të arrish që të kuptosh problemet e tyre dhe realitetin. Partia nuk është çështje sasie, por cilësie, politikës shqiptare i mungon qytetaria, zgjedhësit të shohin njerëzit që zgjedhin, edukatën dhe qytetarin që kanë, çfarë profesioni kanë’, tha ai.
Ai u shpreh kundër një koalicioni paszgjedhor me partitë e reja dhe me partitë e vjetra PD dhe PS.
‘Jo sepse ne kemi krijuar identitetin tonë si parti dhe nuk e shohim veten që të bashkëpunojmë me këto parti. Edhe me këto partitë e vjetra nuk mund të diskutohet bashkëpunimi që ne mund të kemi me to, sepse ato janë parti që e kanë çuar vendin këtë gjendje ku jemi’, tha ai.
Teksa u ndal tek ekonomia, Kodheli tha se problem kryesor është informaliteti, i cili sipas tij duhet që të ulet.
‘Ekonomia tani është shumë e brishtë. Shqipëria po kalon një proces tranzicioni, në ekonomi ne informalitetin e kemi të lartë, më shumë se 30 për qind. Duhet ulja e infomalitetit me çdo kusht që shteti të konsolidohet në mbledhjen e t ardhurave. Duhet të kemi një tatim të sheshtë, sepse kjo është ajo që ka sjell vetëm benefite dhe taksa progresive nuk është e gabuar por në ekonomi flitet me kushtet reale të cilat ne mund të zbatojmë. Ne mendojmë për një unifikim të taksimit nga 8 deri në 10 për qind qoftë për të ardhurat personale dhe të dividendit. Ne jemi bazuar në modele të huaja,’ tha ai.
Komente
