Për kandidatin e ‘Djathtas për Zhvillim’ Ibsen Elezi, partitë e vjetra politike bashkëpunojnë bashkë për të mbajtur njëra-tjetrën në pushtet.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Abër Hitaj, ELezi u shpreh se politika komandohet nga Rama dhe Berisha, ndërsa Meta nuk ka më peshë politike.
‘Cila është arsyeja që jemi në këtë derexhe sot, sepse një grup i politikës së sotme nuk duan që të respektojnë rregullat e shtetit dhe i kanë shkelur parimet themelore të kushtetutës se si funksionon politika, pastaj degradojmë në të gjitha fushatë. Rregullat i ka thyer Rama, Meta, Berisha. Këta janë bërë të gjithë bashkë. Partia socialiste dhe PD janë bërë si dy pole që mbajnë njëri- tjetrin. Këta do jenë bashkë pas 11 majit ose për ta shkatërruar ose për të futur në mekanizma kontrolli SPAK. Sot ata që komandojnë janë Rama dhe Berisha, Meta se ka më peshën politike, as Basha. Basha është një i keqpërdorur që i ka bërë dëm elitës politike dhe demokracisë në këtë vend’, tha ai.
Elezi u ndal edhe tek replikat Rama-Basha përmes videove në rrjetet sociale.
‘Unë nuk mendoj se batutat që shkëmbejnë këta përbëjnë interes për opinionin publik, interes për opinion publik përbënë si të dal shoqëria nga ky ngërç ku është. Nëse do ta kthejmë politikën në batuat, nuk tregon seriozitet. Unë se shoh serioze dhe normale këtë gjë. Unë jam marr shumë me Bashën dhe këtë fushatë s’do të fokusohem tek figura e tij. Këto janë çështje serioze dhe duhet ti përkasin një debati serioz dhe në momentin që kthen më të qeshur dhe me humor nuk më pëlqen. Dhe në momentin që ata sillen në një mënyrë të tillë nuk është serioze’, tha ai.
Një koment Elezi e pati edhe për partitë e reja që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të ishin bashkuar kundër partive të vjetra.
‘Partitë e reja duhet që të ishin bashkuar mbi bazën e disa kritereve. Por beteja duhet të jetë e ashpër për partitë e reja të kenë një betejë pa kompromis për sistemin aktual politikë që është në duart e Ramës dhe Berishës. Berisha duke e pasur të qartë që nuk fiton ai po bënë një dëm të madhe duke i sulmuar ato, pasi ka thënë që partitë e vogla janë patericë e Ramës’, tha ai.
Ndërkohë, të njëjtin qëndrim me Elezin kishte edhe gazetari Poli Hoxha. Ai tha se Rama dhe Berisha e treguan se janë bashkë kur bashkuan votat për amnistinë penale.
‘Kur erdhi puna për amnistinë për mbi 100 e ca të korruptuar, ata ishin bashkë, kur vjen puna tek SPAK të 3 e sulmojnë SPAK dhe të 3 kanë punë me SPAK, kurse Basha më rezulton se e përkrah dhe s’ka punë me drejtësinë. Ata nuk dolën në lista të hapura po u vendosën të partë në listën e sigurt. Basha është në listë të hapur i barabartë me të tjerët’, tha ai.
Për partitë e reja, ai tha se kanë humbur një shans historik që në këto zgjedhje duhet të ishin bashkë kundër partive të vjetra.
‘Mandate do ketë, por do të ketë një gabim është humbur një shans historik, ata duhet që të ishin bashkuar. Këta janë alternativë sepse janë parti alternative ndaj kësaj dyshes, ndaj tranzicionit. Por unë shpresojë që edhe kshu grupime-grupime të bëjnë diçka, partitë alternative kanë një votë që quhet votë e heshtur. Këta kanë shans historik që të futen në mes ndaj dy mamuthve të tranzicionit’, tha ai.
Kandidatja e PS në Tiranë Ilva Gjuzi, e cila garon në listë të mbyllur, teksa u ndal tek zgjedhjet tha se PS në këtë zgjedhje mbi 74 mandate i ka të sigurta.
‘Nuk kam shumë kohë që jam angazhuar në PS, unë mbulojë bashkinë e Kavajës dhe për një pjesë të territorit të Rrogozhinës, është një zonë që di ta spostojë votën andej dhe këtej. Është një elektorat i mençur, s’është më bastion i PD. Mendoj se mënyra më e mirë e të bërit politikë është të bësh politikë për ata njerëz që t’i i njeh. Po mbi 74 mandate për PS janë të sigurta. Një gjë që PS ka bërë mirë me listat si atë të hapur edhe atë të mbyllur është se janë përfshirë shumë njerëz që janë të rinjë’, tha ajo.
Komente

O Elezi ke 2 vjet qe po del dhe flet si analist , a e kuptoni sa larg qendroni nga PS ? Ky mos kuptim ju ka lene mbrapa .E keqja me e madhe eshte se ju kohet e fundit keni filluar te flisni por as nje fjali per vrasjet ,vjedhjet , shitjen e detit etj qe ka bere pd-ja , sani vetem PS e cila i ndryshoi faqen Shqiperise , Ju jeni te dhjere nga koka te kembet , shikoni traret qe keni perpara mos u merni me fijet qe ka PS .
Përgjigju