Në një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të Beratit, Ervin Ceca u zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë së Beratit pas dorëheqjes së Ervin Demos. Me 24 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Bashkisë, Ceca u zgjodh të drejtojë qytetin deri në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Ervin Demo, i cili ka qenë në krye të Bashkisë së Beratit për 6 vite vendosi të tërhiqet dhe ka një vend të sigurt në parlament, sepse kandidon në listë të mbyllur të Partisë Socialiste.
Ervin Ceca me parë mbante pozicionin si nënkryetarit të bashkisë Berat, gjithashtu dhe kryetari i këshillit bashkiak.
Një ditë më parë (12 Mars) me 17 vota unanime këshilli bashkiak pranoi dorëheqjen e Agron Malaj në Mat i cili është pjesë e listës së hapur për deputet në Qarkun e Dibrës. Myslym Zeneli u zgjodh kryetar në detyrë, i cili theksoi se administrata do të jetë e përkushtuar për të dhënë shërbime për qytetarët.
Po kështu në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tepelenes (12 Mars) u paraqitet kerkesa per doreheqje e Termet Peçit që kandidon për deputet në qarkun e Gjirokastrës, në listë të hapur dhe drejtimi i përkohshëm i bashkisë iu besua nënkryetares, Julinda Karteri.
Komente
