Politikë

Zgjedhjet europiane, Gemi për Report TV: Kandidatura ime tregon se shqiptarët në Greqi janë integruar

26 Maj 2019, 16:00| Përditesimi: 26 Maj 2019, 16:19

  • Share

Kandidatja për anëtare të parlamentit evropian në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e sotme në Greqi, shqiptarja Eda Gemi foli në Report TV, për propozimin që i erdhi nga PASOK. Ajo tha se gjë e tillë tregon se shqiptarët janë integruar në shtetin helen, ndërsa shtoi se nëse zgjidhet do të kontribuojë për integrimin e Ballkanit në BE.

"Moment historik për komunitetin shqiptar në Greqi, shqiptarët po kthehen në faktorë të zhvillimeve politike në Greqi Unë nuk jam partiake, jam pjesëtare e Passok- ut. Kam bashkëpunuar me të në kuadrin e shoqërisë civile, një bashkëpunim shumë-vjeçar. Është rrugëtim i gjatë për të shkuar në PE. Janë tre vajza shqiptare kandidate nga parti të ndryshme për në PE. Kjo vjen si pasojë e kontributit tim në politikat e emigrimit të emigrantëve. Shqiptarët janë të përfaqësuar në nivel të qeverisjes lokale", thotë Eda Gemi.

1558872859_gemieda.jpg

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 26/05/2019 17:08

    Vota vetem per SYRIZA.Partia qe i ktheu shpresen punetoreve dhe pensionisteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?