Zgjedhjet për parlamentin europian janë kanë nisur ditën e sotme dhe pritet të përfundojnë të dielën, teksahija e ekstremit të djathtë po ndjehet në shumicën e vendeve të BE-së.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledjon Krisafi shprehet për Arbër Hitajn se këto zgjedhje do tregojnë edhe drejtimin ku do shkojë Europa në vijim.
'Zgjedhjet europiane do të tregojë drejtimi ku do shkojnë europianë në vitin e ardhshëm. Testi i parë është Holanda ku fitoi e djathta. Tani është radha e Francës, ku tani sondazhet tregojnë se e djathta ekstreme e Marine le Pen do jetë forcë e rëndësishme në zgjedhjet europiane. Një rezultat i tillë pas 3 vjetësh Marine Le Pen do të ketë shansin me të madh që mund të ketë pasur. Evropa po ndjen një valë të së djathtës ekstreme në shumë vende të saj.'
Më tej ai bën një rezyme të disa vendeve europiane ku do zhvillohet zgjedhjet për parlamentin europian.
'Spanja nuk pritet të ketë ndryshim. Ka një lloj barazie mes së majtës dhe të djathtës. Shumë interesante është Gjermani, AfD pritet të ketë një rezultat të mirë në zgjedhjet. Do jetë provë e rëndësishme për qeverinë gjermane që është qeveri e majtë dhe e qendrës. Shumica e gjermanëve nuk kanë më besim. Një humbje e qeverisë në zgjedhjet europiane mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Italia është në të njëjta kuota. Pritet që Meloni të ketë rezultat të mirë. Testohet për herë të parë kryetarja e re e PD-së, Elly Schlein.'
Nga ana tjetër, Krisafi shton se forcat e djathta që pritet të marrin mjaft vota janë kundër Kosovës dhe nuk përkrahin anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
'Për Shqipërinë dhe Kosovën do jetë lajm i keq, forcat e djathta shumica janë kundër anëtarësimit. Janë kundër anëtarësimit të një vendi me shumicë myslimane. Anti-islamizmi është kali i betejës prej tyre dhe mund të përfshije edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Janë edhe pro-ruse. AfD p.sh ka thënë që Gjermani ka bërë gabim që e ka njohur Kosovën. Nuk kanë asgjë kundër Serbisë. Kanë objektivat e veta kundër Shqipërisë dhe Kosovës.'
Së fundmi, Krisafi komenton edhe zgjedhjet europiane në Greqi, ku kandidati i Neo Demokracia për parlamentin europian do jetë edhe Fredi Beleri.
'Sondazhet tregojnë se Neo Demokracia do fitoj ka goxha mbështetje në Greqi. Nuk do ndryshoj ndonjë gjë nëse Fredi Beleri zgjidhet. Ka shanse që Beleri të zgjidhet. Por nuk është dhe aq i rëndësishëm sa duket nga Tirana. Nuk ka ndonjë peshë në parlamentin europian. Shqipëria nuk do ketë asnjë lloj meraku nga Fredi Beleri.'
Zgjedhjet europiane kanë nisur fillimisht në Holandë, e ndërsa më pas pritet të vijojnë në Francë dhe në vende të tjera të Europës.
Derisa ekziston Veto,ja ne BE Shqiperia dhe Kosova dote mbeten jetimat e BE dhe nuk dote pranohen si anetare a nuk e kuptoni se Brukseli ju shet genjeshtra ,e dyta eshte qe shume Shqiptare ne Evrope kapen rugen kriminale dhe te droges pra deri diku jane vet fajtore dhe SHBA nuk e ka fuqine qe ta deryroj Evropen qe ta pranoj Shqiperine dhe Kosoven per shembull dy shtete anetare te Natos por akoma ligji i luftes eshte ne fuqi ne mes Greqise dhe Shqiperise pra pse nuk e detyroj SHBA Greqine qe ta terheqe kete ligj ketu shihet sesa ju intereson Shqipetari.
Përgjigju