Politikë

Zgjedhjet, gazetari Armand Plaka në Report Tv: PS makineri elektorale, Berisha nuk e çon dot PD-në tek fitorja, duhet të largohen figurat e konsumuara

13 Maj, 11:26| Përditesimi: 13 Maj, 11:33

  • Share

Teksa numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit vijon, PS është në epërsi ndaj partive të tjera. Për gazetarin Armand Plaka, në një lidhje skype tha se kjo vjen pasi PS është më e organizuar si parti.

‘I dëgjuam projeksionet e Ramës dhe besoj se kishim një lloj mosbesimi në lidhje me ato projeksione, po ai edhe në zgjedhje të tjera e ka treguar se ka qenë shumë afër rezultatit. Mund të jenë shumë arsye që kanë cuar në këtë rezultatë. Në mandatin e fundit kemi parë probleme të mëdha me korrupsion dhe një pjesë premtimesh të pambajtura dhe për opozitën ka ardhur koha që ta shoh realitetin pa syze. Po unë besoj se PS ka një organizim të mirë dhe është një makineri elektorale', tha ai. 

Sipas gazetarit, Berisha nuk e çon dot PD-në te fitorja.

‘Berisha nuk e çon në fitore atë parti ka ardhur koha që lideri i saj të gjejë mënyrën dhe ti hap rrugën një lidershipi të ri dhe kjo mund ti shërbejë për një ringritje të vërtetë. Duhet që të largohen figurat e konsumura. Humbi kohë edhe me ato primaret dhe dha mesazhin e gabuar sepse u tha se ne do të zbatojmë rezultatin që do dali nga ato dhe më pas nuk zgjodhën asgjë. Po rezultatet e primareve u injoruan tërësisht’, tha ai.

Një koment e pati edhe për listata e PS, për të cilën tha se në lista PS futi edhe figura të reja.

‘Në këto zgjedhje PS ndoqi një strategji të ndryshme që bëri një lloj rifresikimi në lista. Me arrestimet që ndodhën besimi kishte rënë dhe kjo ishte një mënyrë e mirë që PS mund të bënte’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: