Politikë

Zgjedhjet/ Glover letër Ministrisë së Brendshme: Mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer

12 Korrik 2019, 14:45| Përditesimi: 12 Korrik 2019, 14:48

  • Share

Në përfundim të misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e procesit zgjedhor, Ambasadorja Glover ka dërguar një letër në Ministrinë e Brendshme ku shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer. Lajmin e ka bërë të ditur Zv.Ministrja e Brendshme Romina Kuko nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Së bashku me ekipin,e vlerësuar që në rolin e Drejtueses së Task Forcës së Ministrisë së Brendshme për Zgjedhjet, morëm nga Shefja e Misionit të ODHIR, Ambasadorja Glover, letrën ku shprehet mirënjohje e sinqertë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Ministrisë së Brendshme dhe ODIHR. Falenderime ekipit në MB dhe Polici të Shtetit për përkushtimin pa orar dhe menaxhimin profesional të gjithë procesit në gjithë kompleksitetin e tij. Falenderime ODIHR për bashkëpunimin e shkëlqyer, korrektesës dhe paanësisë në kryerjen e misionit”- shkruan Kuko.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?