Enkelejd Alibeaj, Dashamir Shehi dhe Lulzim Basha

Politikë

Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës

12 Mars, 16:18| Përditesimi: 12 Mars, 19:43

  • Share

TIRANË- Pasi e kanë shprehur publikisht se donin lista të hapura në garën e 11 majit, Koalicioni “Djathtas për ndryshim”, i Enkeleid Alibeajt e Dash Shehit, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt e Endrit Shabanit, dhe Partia Euroatlantike e Lulzim Bashës, kanë gjetur një skemë për të shprehur kundërshtinë ndaj partive kryesore, të cilat miratuan Kodin Zgjedhor me lista të mbyllura.

Siç Report Tv mëson nga një kontakt telefonik me përfaqësues të tyre, ata kanë gjetur “formulën e artë” për të manovruar pa u goditur nga ligji: po përgatisin lista “fake” për pjesën e mbyllur.

Përfaqësuesit e partive të reja konfirmuan se në listat e mbyllur do të fusin gjyshërit apo të moshuar të afërm, me qëllim që në fund t’i djegin dhe të dorëzojnë të gjithë mandatet. Disave u janë administruar paraprakisht edhe dorëheqjet

Ndërsa vetë figurat publike të këtyre partive, do të garojnë në listat e hapura, ashtu edhe sikurse kanë deklaruar më herët.

Siç e kërkon kodi elektoral, ata duhet patjetër të paraqesin 46 emra në listat e mbyllura në KQZ, ndryshe penalizohen. Lista e hapur përmban 140 emra, aq sa ulëse ka edhe Parlamenti.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Filja: 12/03/2025 18:23

    Do kuptojne rruges (nese kan shansin te marrin ndonje ulese ne kuvend) se asnje familjar nuk jep doreheqjen mbasi merr mandatin. Fjala vjen, nuk jep doreheqjen familjari alibashes nese dashi merr vendin ne listen e hapur... Kshu qe 7x7 42 ne fund do bohen lomsh, do bojn lanet dhe familjaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?