Teksa procesi i numërimit vijon, PS deri më tani ka marr 83 mandate dhe e dyta rendiet PD me 51 mandate. Për avokatin Idajet Beqiri, këto shifra ishin të pritshme, pasi vendi nën drejtim e PS ka pësuar shumë ndryshime.
Ai tha se gjatë këtyre 12 viteve nuk pati 'Gërdec' dhe '21 janar', ngjarje këto të cilat që kanë ndodhur në kohën kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike që drejtohej nga Sali Berisha.
‘Unë e kam parashikuar që PS merr 83 vota. Janë një sërë faktorësh po e para ka pësuar shumë ndryshime vendi nga 2013 dhe deri më sot. Ne kemi qenë në humnerë para shumë vitesh dhe kur shohim ndryshimin ai është i dukshëm dhe kjo është dicka shqiptarët e shohin dhe e vlerësojnë. Kur shohin hapjen e tunelit, që kishte vite që e priste e vlerëson sepse thotë për një kohë të shkurtër arrijë më shpejt në një vend tjetër’. Po shqiptarët duan qetësi dhe gjatë 12 viteve të PS nuk patën ‘Gërdec’ dhe ‘21 janar’. Shteti nuk të vret në Bulevard dhe nuk masakron dhe nuk bënë grusht shteti’, tha ai.
Avokati listoi edhe disa nga emrat e Partisë Socialiste në Tiranë që mund të marrin mandatin e deputetit në këto zgjedhje.
‘Është e vështirë që të bësh edhe dallime se si do të dalin do të jetë një luftë e fortë, por Fatmir Xhafaj mendoj se do të jetë një ndër më të votuarit. Po ashtu, edhe Erion Braçe, Toni Gogu, Etilda Gjoni, Blerina Gjylameti këta mendoj se do të jenë të sigurt. Lista e PD pastaj, ajo lista e tyre e mbyllur është e inkriminuar, po ata do të zvendësohen sepse kanë probleme me drejtësinë Sali Berisha, Noka Këlliçi, Albana Vokshit do t’i vij radha ka disa emra që janë me precedentë’, tha ai.
Një koment e pati edhe për partitë e reja, fushata e të cilave sipas tij ishte e njëjtë me atë të partive të vjetëra.
‘Zhgënjim pash tek këto forcat e reja, sepse edhe pse patën emra të rinj, ato fushatën e bënë njësoj si të vjetërit dhe nuk pati asnjë ndryshim nga dy partitë e tjera. I njëjti fjalor dhe nuk ditën të thoshin pse këto prurje duhet që të pranoheshin. Kisha mendimin se nuk do të merrnin fare vota në këto zgjedhje’, tha ai.
Komente
