Për analistin Ilir Yzeiri PS është parti më e organizuar, ndërsa PD duhet që të nxjer një tjetër lider.
I ftuar ditën e sotme në Report Tv, teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai tha se shqiptarët nuk kanë më besim tek partitë.
‘Edhe partitë e vogla pjesën më të madhe nga votat ia morën PD. Kjo tregon se shqiptarët nuk kanë më besim se do të ndryshojë gjë më në këtë vend me anë të votave. Ps është e organizuar dhe problemi është se janë vota që sjanë të përfaqësuera. Janë qindra vota të tjera që nuk arrijnë që të mblidhen rreth një forcë dhe në të shohim një garë ku votohet për interesat e publikut dhe jo për ato të Sali Berishës. Demokratët e kanë të vështirë që të nxjerrin një figurë tjetër, po pastaj duhet që të dal një lider që ti mbledh', tha ai.
Sipas tij, Berisha i ka bërë boshatisjen më të madhe të Shqipërisë, pasi me krimet që u bënë këtu kur në pushtet ishte Berisha njerëzit u detyruan që të largohen.
‘Berisha i ka bërë boshatisjen më të madhe vendit, harrojnë skemat piramidale në ’97, se flasim sikur s’ka ndodhur asgjë. Në 1991 sa mori qevrisjen Berisha e ktheu më keq se diktatura, pastaj lufta civile dhe me krimet që janë bërë këtu Sali Berisha i ka bërë boshatisjen më të madhe vendit, sepse njerëzit këtu humbën gjithçka që kishin dhe u detyrua që të iknin dhe u vranë me njëri-tjetrin’, tha ai.
Yzeiri tha se Berisha krah Belerit nuk i motivoi emigrantët, dhe kjo gjë solli sipas tij që PD të mos marr mbështetjen e tyre në këto zgjedhje.
‘Në Greqi, voteusit e diapsorës në Greqi kanë qenë më të motivuar me Ramën sepse ekspozimi i Berishës me Fredi Belerin, ndikon shumë sepse emigrantët tanë atje e kanë ndjerë në kurrizë dhunën verbale dhe përçmimin. Paraqitja e Berishën me Belerin nuk i motivon shqiptarët atje. Unë kam qenë në mitingun e Ramës dhe ai arriti që të artikulojë ato probleme që ne kemi me Greqinë dhe ti s’mund të shkosh në mes të Greqisë dhe të shesësh interesat e tua dhe të takohesh me Fredi Belerin, i cili është i shënjuar si një vrasës i shqiptarëve', tha ai.
Komente
