Gazment Koduzi, ish-anëtari i kryesisë së PD i bashkohet koalicionit të Bashës

Politikë

Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë

18 Shkurt, 18:58| Përditesimi: 18 Shkurt, 19:03

  • Share

Rikthimi i Sali Berishës në PD ka larguar shumë aktivistë dhe drejtues strukturash të saj, disa prej të cilëve i janë bashkuar grupimit politik të Lulzim Bashës, Demokratët Euroatlantikë.

Edhe ish-anëtari i Kryesisë së PD, Gazment Koduzi, ka pohuar sot se do të jetë në listën e Lulzim Bashës për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit.

Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mjeku Koduzi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se do të kandidojë në Tiranë me Koalicionin Euroatlantik që ka formuar Basha bashkë me parti të tjera opozitare.

Ai thotë se Shqipëria ndodhet në një moment kritik, e kërcënuar nga emigrimi masiv.

“Ne duhet të bëjmë shqiptarët të besojnë se ky vend nuk do duhet lënë në duart e atyre që me politikat e tyre të derisotme kanë shpopulluar këtë vend të begatë, që Zoti i ka dhënë gjithçka për të ecur, për të përparuar me dinjitet”, shprehet ndër të tjera ish-studenti i Dhjetorit 1990.

Koduzi ka mbajtur më herët postin e anëtarit të kryesisë së PD-së gjatë kohës kur kryetar ishte Lulzim Basha.

Reagimi i plotë i Gazment Koduzit:

Unë jam Gazment Koduzi, lindur në Lushnje, mjek me profesion, dhe prej disa vitesh Profesor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Jam i martuar dhe Zoti më ka falur dy fëmijë. I lumtur që kam besuar gjithnjë se familja është nevoja jonë, nevoja e çdo kombi për të ndërtuar të ardhmen.

Duke besuar se angazhimi publik është përgjigja ndaj zgjidhjes së sfidave të shoqërisë dhe i bindur se vetëm shteti i së drejtës mund të hapë rrugën për një zhvillim të fortë e të qëndrueshëm, kam vendosur të kandidoj për deputet me Koalicionin Euroatlantik në Qarkun e Tiranës.

Fushatat përgjithësisht kanë nevojë për programe ekonomike, për dallim në konceptimin e taksës.

Ndërsa unë si ish student i dhjetorit ’90, si një mjek në profesion, si një pedagog, besoj se ajo që na duhet para së gjithave është të ndërtojmë një politikë që të rikthejmë dashurinë për këtë vend, të rikthejmë atë politikë që do ndihmojë të rinjtë të besojnë se e ardhmja mund të ndërtohet këtu, dhe me dashuri për njeri tjetrin.

Ne duhet të bëjmë shqiptarët të besojnë se ky vend nuk do duhet lënë në duart e atyre që me politikat e tyre të derisotme kanë shpopulluar këtë vend të begatë, që Zoti i ka dhënë gjithçka për të ecur, për të përparuar me dinjitet.

Unë besoj se një politikë që jep llogari dhe që mban përgjegjësi për veprimet e veta, mund t’i bëjë shqiptarët të besojnë se e ardhmja është në duart tona.

Unë besoj në një shoqëri me dinjitet! Unë besoj në një shoqëri që kujdeset për çdo moshë! Unë besoj se në duhet të bashkojmë “Dinjitetin dhe Shëndetin” në rrugëtimin tonë! Shqipëria meriton më shumë!

Ndaj lejomëni që ta mbyllja këtë postim me thënien:

Gjatë momenteve tona më të errëta, ne duhet të fokusohemi të shikojmë dritën. Dhe drita është ndezur për shqiptarët”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gonja: 19/02/2025 00:47

    BRAVO O KODUZ,,,,KE BERE GJENE ME TE MIRE,,,,NUK MUND TE RRISH AFER KERMES SALI QE VJEN ERA KRIM E KORRUPSION 1 KM LARG,,,E TE KERKOSH VOTA NGA NJEREZIT E NDERSHEM....EDHE PO NUK FITUAT ,, KE FITUAR NDERIN...

    Përgjigju
    • Elbasanlliu socialist: 20/02/2025 00:21

      Po po patjeter, "ke fituar nderin" thua ti, mos u be hipokrit, thuaji thjesht do djegi ca vota qe do i shkonin PD

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?