Kandidati i PD Shkodër, Ted Kopliku, gjatë deklaratës ditën e sotme

Politikë

Zgjedhjet/ Kandidati i PD në Shkodër i përgjigjet Ramës: ‘Mbetje e pariciklueshme’ është kjo qeveri 12-vjeçare me premtime dhe mashtrime!

6 Maj, 14:51| Përditesimi: 6 Maj, 14:55

  • Share

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, Ted Kopliku, ka reaguar ditën e sotme (6 maj) për deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar kryesocialistin për propagandë dhe dështim në përmbushjen e premtimeve për qytetin e Shkodrës.

Në një deklaratë për mediat, Kopliku vuri në dukje se shprehja e Ramës ndaj kundërshtarëve politikë, "mbetje të pariciklueshme", është një përpjekje për të fyer qytetarët që mendojnë ndryshe.

“Mbetja më e pariciklueshme është vetë kjo mënyrë qeverisjeje që ka ricikluar për 12 vite mashtrime dhe premtime të pambajtura”, tha Kopliku mes të tjerash.

Më tej ai listoi edhe një numër premtimesh të pambajtura nga qeveria “Rama” për Shkodrën dhe braktisjen e saj në tre dekadat e qeverisjes socialiste.

Deklarata e kandidatit për deputet të PD-ASHM në Shkodër, Ted Kopliku:

“Kryeministri në ikje përdor shprehjen ‘mbetje e pariciklueshme’ për të etiketuar këdo që mendon ndryshe. E vërteta është kjo: mbetja më e pariciklueshme është pikërisht kjo mënyrë qeverisjeje që për 12 vite ka ricikluar mashtrimet, premtimet e pambajtura dhe propagandën.

Shkodra nuk ka nevojë për premtime të ricikluara. Ka nevojë për drejtim të ri, të ndershëm dhe me rezultate konkrete.

Qytetarët e Shkodrës janë dëshmitarë të një tjetër vale premtimesh elektorale të stërkonsumuar nga qeveria socialiste. Kandidatët e Ramës dhe ai vetë flasin për një Shkodër 2030 të lidhur me autostrada e hekurudha!

Tu flasësh shkodranëve për rrugë kur vetëm një ditë më parë ata bënë 4 orë për të mbërritur deri në Tiranë, për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës, Vllazninë është tallje cinike!

Por le të flasim për projektet madhore të Rilindjes:

1. Autostrada Adriatiko-Joniane-një projekt në letra dhe me ritme qesharake.

Segmenti Thumanë–Kashar nuk është Shkodër. Segmenti që i takon drejtpërdrejt Shkodrës-Murqian–Balldren-nuk ka filluar ende, është ende në fazë projekti të financuar nga BE.

Premtohet një urë mbi Bunë dhe një bypass lindor i Shkodrës, por qytetarët presin prej 10 vitesh edhe rehabilitimin e urës ekzistuese. Bypass-i lindor është përmendur që në 2017, pa asnjë metër ndërtim deri më sot.

2. Hekurudha Vorë–Shkodër–Han i Hotit-një tjetër iluzion me afat pas zgjedhjeve

Projekti është miratuar në parim nga BERZH që prej 2021, por ende nuk ka nisur ndërtimi as në Vorë, as në Shkodër. Premtimi ‘fillon brenda vitit’ është përsëritur për të tretin vit radhazi.

3. Hekurudha Shkodër–Gjakovë-propagandë rajonale pa datë ndërtimi

Nuk ekziston asnjë marrëveshje zyrtare për financimin dhe ndërtimin e këtij projekti, vetëm një ‘ceremoni’ me video e postime në rrjete sociale.

4. Bilanci real: Shkodra e lënë pas dore

Papunësia në Shkodër është ndër më të lartat në vend. Të rinjtë largohen çdo ditë. Asnjë park industrial, asnjë investim serioz për eksport, asnjë përkrahje për bujqësinë apo turizmin në zonat malore.

Investimet e mëdha të përmendura nuk janë as në buxhetin 2025, as në Planin Kombëtar të Investimeve të publikuar nga vetë qeveria.

Me Partine Demokratike ne pushtet Shkodra ka përfituar 3 fish me shume investime se në qeverisjen e PS.

Shkodra me Partine Demokratike ka patur një buxhet rreth 285 mln euro: me investime në infrastrukture rrugore, institucione arsimore e shëndetësorë dhe infrastrukture bujqësore e Argjinatura!

Ndërkohe në 12 vite qeverisje te Partisë Socialiste kemi vetëm 89 milion euro investime te përfunduara dhe rreth 37 milion euro po zbatohen ne vazhdim duke mos arritur përfundimin e projekteve gjate këtij mandati qeverisës.

Partia Demokratike është garanci për vazhdimin e investimeve dhe zhvillimin e projekteve te reja ne infrastrukturë dhe te energjizimit te ekonomisë Lokale Arsimit, Shëndetësisë dhe Bujqësisë.

Shkodranët dhe shqiptarët do dinë të bëjnë dallimin në 11 maj!”

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?