'Vendoret'/ Kandidatja e PD-së për Fierin: Bashkia është bunkerizuar, mjaftohet vetëm me propagandë! Qytetarët s’besojnë tek koalicioni Berisha-Meta

24 Prill 2023, 16:26| Përditesimi: 24 Prill 2023, 17:01

  • Share

Kandidatja e Partisë Demokratike për qytetin e Fierit, Eriselda Çelaj thotë se mënyra se si ka drejtuar bashkia qytetin ka krijuar shumë pakënaqësi tek banorët. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Çelaj parashtroi disa nga pikat e programit të saj për qytetin nëse Partia Demokratike do të marrë drejtimin e bashkisë. Duke e cilësuar si propagandë punën e bashkisë, Çelaj tha se institucioni është kundër interesave të qytetarëve.

'Kemi marrë përsipër që t’i paraqitemi qytetarëve në këtë garë pasi na shohin si e vetmja shpresë. Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nuk e gjejnë veten në mënyrën sesi PS e ka drejtuar bashkinë. Mënyra sesi është qeverisur Fieri nga bashkia ka lënë shumë pakënaqësi. Ndihet nga mbyllja e bizneseve. Qyteti nuk ka zhvillim nuk ka jetë dita e ditës po vdes. Është bunkerizuar institucioni. Bashkia është kthyer në një institucion që është kundër interesave të qytetarëve. Qytetarët nuk e kanë gjetur kurrë zgjidhje e tyre tek bashkia. Bashkia mjaftohet me propagandë. Qytetarët janë të braktisur ndihen të harruar. Të rinjtë mbarojnë arsimin e lartë dhe nuk kanë dëshirë që të kthehen më në qytet. Nuk ka investime nuk ka shërbime vetëm fasadë shumëngjyrëshe dhe propagandë. Do të angazhohemi që të krijojmë mundësi për zhvillimin e biznesit të vogël. Do të kemi në fokus shmangien e abuzimeve. Taksat do të jenë më minimale që do të ketë mundësi bashkia për t’u krijuar bizneseve. Turizmit fierak do ti japim gjallëri, ne do ti japim qytetin një turizëm elitar.'- tha Çelaj.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Çelaj u shpreh se Partia Demokratike është e vetmja shpresë, ndërsa theksoi se koalicioni i Berishës dhe i Metës nuk ka mbështetje të gjerë tek qytetarët.

‘Ne në çdo takim që zhvillojmë shohim se PD është e vetmja shpresë. Koalicioni Bashkë fitojmë nuk kanë mbështetje tek qytetarët, pasi nuk është ndërtuar mbi vlerat me të cilat ne kemi marrë përsipër që të garojmë.’- tha Çelaj.

Çelaj tha po ashtu se institucionet e bashkisë u bëjnë presion bizneseve që takohen me të.

‘Po u bëhet shantazhe dhe presion nga institucionet e bashkisë. Eriselda është e mirëpritur kudo por të nesërmen u shkon shantazhi.’- tha Çelaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?