Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së martës, ka shqyrtuar 38 kërkesa ankimore të Bindjes Demokratike për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë. KQZ i ka bërë thirrje këtij subjekti që të paraqesë më shumë prova dhe element për ankesat e bëra, pasi ankimimi është i njëjtë për të gjitha kërkesat dhe KQZ do të shqyrtojë në një seancë tjetër ankimimet duke përdorur librat e protokollove të KZAZ-ve dhe procesverbalet e nxjerra prej tyre. Ky propozim ka marrë të 5 votat e anëtarëve të KQZ-së.
Në mbledhjen e sotme nuk kanë qenë përfaqësues të BD. pasi më herët duhet të bëhej kërkesa për pjesmarrje në mbledhje. KQZ ka hedhur poshtë kërkesën e kandidatit për bashkinë e Kurbinit Edmond Piroli për mungesë ligjimiteti dhe ka pranuar për të rishqyrtuar kërkesën e Eduart Ndocaj për pavlefshmërinë e rezultateve në qarkun e Lezhës.
“Për shqyrtimin e kërkesave ankimore nr.17 deri tek kerkesa ankimore nr.57 përveç kërkesave nr.33 dhe nr.38 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike“.
KQZ vendosi kalimin për shyqrtim të kërkesave ankimore; nr. 17, nr.18, nr.19, nr.20, nr.21, nr.22, nr.23, nr.24, nr.25, nr.26, nr.27, nr.28, nr.29, nr.30, nr.31, nr.32, nr.34, nr.35, nr.36, nr.37, nr.38, nr.39, nr.40, nr.41, nr.42, nr.43, nr.44, nr.46, nr.47, nr.48, nr.49, nr.50, nr.51, nr.52, nr.53, nr.54, nr.55, nr.56, nr.57, të depozituar nga subjekti Binda Demokratike.
Për kërkesën ankimore nr. 45, KQZ vendosi mospranimin për shqyrtim
Gjithashtu, KQZ shqyrtoi:
1. Kërkesa ankimore nr.16 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia “Bindja Demokratike”. KQZ vendosi pushimin e shqyrtimit.
2. Hedhja e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.58, depozituar nga subjekti partia ‘Kombetare Konservatore Albania”. KQZ pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës, vendosi kalimin për shqyrtim.
3. Hedhja e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.59, depozituar nga subjekti partia ‘Aleanca Demokratike e Shqipërisë”. KQZ pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës, vendosi kalimin për shqyrtim", njoton KQZ.