Politikë

11 maji/ KQZ regjistron 3 koalicionet! Berisha shkon në zgjedhje me 25 aleatë, mes tyre Meta, çamët e grekët! 'PO' edhe për ‘Djathtas për Zhvillim’ dhe ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

4 Mars, 16:16| Përditesimi: 4 Mars, 17:31

  • Share

TIRANË- Një ditë pasi depozituan kërkesat, KQZ ka miratuar regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit. KQZ miratoi regjistrimin e koalicionit “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e përbërë nga PD e Berishës, PL e Ilir Metës dhe 24 forca të tjera politike. Po ashtu KQZ miratoi edhe regjistrimin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” të Enkelejd Alibeajt e Dashamir Shehit dhe “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt e Shabanit.

Sipas marrëveshjes së PD, Berisha i jep PL të Ilir Metës 4 deputetë në lista të sigurta, ndërsa nga 1 do të marrin Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Kështu çamët dhe grekët bashkohen rreth Berishës i cili ka lënë në këtë mënyrë 8 mandate të sigurta për aleatët. Berisha ka thirrur në ndihmë edhe Kujtim Gjuzin, Selami Jenihsheri, Sazan Gurin apo Kostaq Papën, ky fundit i njohur për deklaratën e tij të famshme në foltoren e Kuvendit.

Partia Socialiste ka vendosur përfundimisht të garojë e vetme pa asnjë koalicion, ashtu si PSD, Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe partia e re e Lulzim Bashës.

Partitë përbërëse të koalicionit të Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore
PD- Sali Berisha
PL – Ilir Meta
PR- Fatmir Mediu
PDK- Nard Ndoka
PBDNJ- Vangjel Dule
PAA- Agron Duka
PKKA- Kujtim Gjuzi
PESH- Kostaq Papa
PAAK- Gjet Ndoj
PAEE- Sazan Guri
PAK- Gjovalin Shqalsi
PLDN- Nikolin Staka
PLL- Sokol Axhami
PBDSH- Ylber Valteri
POSH- Zef Shtjefni
PLDSH- Mhill Gecaj
PKDSH- Dhimitër Muslia
FRD- Sali Shehu
PBLD- Arjan Starova
PBK- Adriatik Alimadhi
PBKD- Artur Roshi
PBPPSH- Selami Jenisheri
PEISH- Rivelino Cuno
PRVSH- Muharem Doda
PAMIE- Vasil Sterjovski
PDIU- Shpëtim Idrizi

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?