Ilirjan Celibashi

Politikë

Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL

28 Janar, 13:12| Përditesimi: 28 Janar, 22:03

  • Share

Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit do të jenë të përbëra nga 2 anëtarë të PS, dy të Partisë Demokratike, ndërsa nga një anëtar do të kenë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit dhe Partia e Lirisë e Ilir Metës.

Anëtari i shtatë do të ndahet mes dy partive të mëdha, ku në KZAZ-të me numër çift do t’i takojë socialistëve, ndërsa në KZAZ-të me numër tek do të propozohen nga Partia Demokratike. KZAZ-të kanë edhe Sekretarë të cilët propozohen nga partitë e mëdha, aty ku kryetari i përket PS do t’i shkojë demokratëve dhe në rastet kur drejton PD Sekretari do të jetë i socialistëve.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e KQZ, e cila i dha fund edhe debatit nëse Partia e Tom Doshit renditet si opozitë apo si shumicë.

Në vendimin e Ilirjan Celibashit, PSD u rendit si partia e dytë e shumicës qeverisëse, pas analizës që i bëri qëndrimeve me votë të partive në parlament dhe duke arritur në konkluzionin se partia e Doshit ka mbajtur qëndrime pro qeverisë. E njëjta ndarje u bë edhe përcaktimin e anëtarëve të grupeve të numërimit.

Në total në të gjithë vendin në zgjedhjet e 11 majit do të ketë 93 KZAZ.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?