Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një bilanc paraprak nga të dhënat e transmetuara nga operatorët në KQZ, për votimin brenda dhe jashtë vendit. Sipas KQZ, brenda vendit kanë votuar 1.462.138 shqiptarë nga 3.467.962 që është numri total i zgjedhësve në listë.
Nga ky votim brenda vendit, kanë rezultuar të vlefshme 1.406.514 vota, ndërsa të pavlefshme 55.514. Po ashtu, brenda vendit janë shpallur të parregullta 12 kuti të panumëruara. Sa i përket votimit nga diaspora, raportohet se kanë votuar 194.889, bazuar në zarfet e mbartura nga shërbimi postar. 1532 vota kanë rezultuar deri më tani të pavlefshme ndërkohë që pritet të numërohet edhe Greqia.
“Të dhënat paraprake të transmetuara nga operatorët në sistemin e informacionit në KQZ, për votimin brenda vendit:
3.467.962 – Numri total i zgjedhësve në listë;
1.462.138 – Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara;
1.406.514 – Vota të vlefshme;
55.514 – Vota të pavlefshme;
Shënim: 12 kuti votimi janë shpallur të parregullta nga KZAZ-të (të panumëruara).
Votimi nga jashtë:
245.953 – Numri total i zgjedhësve të miratuar nga KQZ
194.889 – Numri total i zarfeve të shërbimit postar
147.024 – Numri total i zarfeve të numëruar
145.316 – Vota të vlefshme
1532 – Vota të pavlefshme
Shënim: Të dhënat për numërimin, votat e vlefshme dhe të pavlefshme nuk përfshijnë zarfet e mbërritura në KQZ nga shteti i Greqisë. Votat nga Greqia do të vlerësohen sipas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të datës 16 Maj 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Komente
