Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka mbledhur pasditen e sotme kandidatët për deputetë në zonën e Tiranës për të diskutuar për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në mbledhjen e sotme është bërë një bilanc i deritanishëm për takimet elektorale që janë zhvilluar. Në takim me karakter organizativ, Kryemadhi u ka dhënë porositë të besuarve të saj për drejtimin e fushatës në kryeqytet.
Kryemadhi u ka kërkuar kandidatëve një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, si dhe ka kërkuar të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar programin ekonomik të LSI, me votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe gratë për shpjegimin e përfitimit nga propozimet e LSI.
Të shikohet vlefshmëria e skandencës së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke nxitur qytetarët për ti rinovuar në kohë për zgjedhje. Disa ditë më parë Kryemadhi ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.
Njësinë numër 1 në kryeqytet, Kryemadhi ia ka besuar Erisa Xhixhos, në njësinë 2 gjatë një takimi ajo prezantoi Aldi Fushën, një emër shumë i diskutuar për shkak të akuzave që ka patur nga Partia Demokratike, ndërsa mes kandidatësh nuk mungojnë mjekët e pedagogët.
Të tjerë kandidatë të LSI për Tiranën janë emra të rëndësishëm të kësaj force politike Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Floida Kërpaci, Nora Malaj, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, por edhe Silva Cakajn për të cilën vetë Kryemadhi u shpreh se po bëhen tentativa nga Partia Socialiste për ta larguar nga LSI.
Komente

Leshelija ne diten e saj me te zeze. Asnje deputet nuk do hyje nga ky sekt naziskin dhe hajdutesh qe kane fituar urrejtjen mbarekombetare. Doktoresha ne gropen septike te politikes me 25 prill.
PërgjigjuLSI ne Tirane do te fitoi kete timin....
Përgjigju