Olsjan Cela

Politikë

Zgjedhjet, kryeprokurori mesazh hetuesve në të gjithë vendin: Tregoni profesionalizëm dhe angazhim maksimal

22 Prill 2021, 13:34| Përditesimi: 22 Prill 2021, 13:36

  • Share

Prokuroria e Përgjithshme njofton se në këtë institucion dhe në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, në kuadër të procesit zgjedhor janë marrë një sërë masash administrative dhe procedurale për periudhën para dhe pas zgjedhore, për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore. Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela i është drejtuar sot përmes një mesazhi drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore që do të angazhohen drejtpërdrejtë përgjatë procesit zgjedhor të 25 prillit. 

 “Në kuadër të procesit zgjedhor nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm janë marrë një sërë masash administrative dhe procedurale për periudhën para dhe pas zgjedhore, për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

Nga ana e drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore që do të angazhohen drejtpërdrejtë përgjatë procesit, duhet të tregohet profesionalizëm dhe angazhim maksimal në përmbushjen e detyrave të tyre. Është thelbësore të vlerësohet me seriozitet dhe në kohë çdo kallëzim apo e dhënë për kryerjen e veprave penale që cënojnë procesin e zgjedhor, përmes hetimeve të shpejta dhe të plota, të bashkëpunohet ngushtësisht me të gjitha agjensitë ligjzbatuese si dhe të koordinohen veprimet hetimore me Prokurorinë e Posaçme kur do të rezultojë e nevojshme për shkak të kompetencës lëndore. Nga ana juaj pritet që të vini menjëherë përpara përgjegjësisë penale këdo që përmes veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme nga ato që parashikohen nga Kodi Penal do të tentojë apo do të vendosë në rrezik integritetin e procesit zgjedhor. Çdo zvarritje apo mungesë veprimi në hetime është e dëmshme dhe nuk do të tolerohet! 

Nga ana e prokurorive të merren të gjitha masat që përveç sa më sipër, të sigurohet transparencë e plotë e veprimtarisë në përputhje me ligjin. Qytetarët shqiptarë presin prej jush të tregoni kurajo dhe vendosmëri, duke kryer detyrën në paanësi dhe pavarësi të plotë, ashtu si ua garanton ligji dhe kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ju do të keni të gjithë mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm në përmbushjen e funksioneve tuaja”, thuhet në mesazhin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Kujtojmë se paraditen e sotme Prokurori i Përgjithshëm zhvilloi një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, znj. Yuri Kim.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?