Politikë

Rama prezanton planin e “Paqes Fiskale” për biznesin: Lehtësi për sipërmarrësit, pa kontroll tatimor! Trashëguam turizëm të prapambetur, prioritet cilësia

18 Prill, 14:51| Përditesimi: 18 Prill, 17:29

  • Share

LEZHË- Kryesocialisti Edi Rama ka zbritur në qarkun e Lezhës, pas turit elektoral ditën e djeshme në qarkun e Dibrës. Pas vizitës te spitali rajonal, kreu i qeverisë, i shoqëruar edhe nga strukturat e partisë në qendër dhe asaj vendore, si dhe kandidatët për deputetë, zhvilloi takim në Tale të Lezhës me përfaqësues të bizneseve.

Objekt ishte diskutimi mbi nismat e qeverisë për të lehtësuar shërbimet ndaj tyre.

“Më vjen mirë që jemi bashkë. Ndihem shumë mirë që shoh këtë copëz bregdeti që nuk e kisha parë më parë, por edhe për atë që tha kryetari i bashkisë, që veçanërisht vitet e fundit po shohim shumë projekte ambicioze që po na vijnë nga vende të ndryshme për këtë zonë në zyrën e bashkisë dhe që po i shqyrtojmë, iniciativa për njerëzit e kësaj zone.

Modeli i turizmit ishte ai që trashëguam, i prapambetur dhe problematik, të cilin e sheh kur shkon në Shëngjin dhe dallon kontrastin se çfarë është bërë në të shkuarën dhe çfarë la pas dhe tani sheh modelin ku po punohet, edhe me arkitektë europianë, dhe deri te japonezë. Vlera e bregdetit, territoreve dhe që do sjellë turizmi i lezhës në ekonominë kombëtare do jetë ku e ku më e lartë sesa sot.

Prioritet për ne është cilësia dhe jo sasia, edhe pse arritëm në 11 mln euristë vjet. Ta mbajmë sasinë, por ta shoqërojmë edhe me cilësi, që të krijojmë hapësira për turistët që konsumojnë më shumë dhe në këtë bregdet janë mundësitë për t’i zhvilluar që të dyja”, tha kryeministri mes të tjerash në fjalën e tij.

Rama foli për një plan të qeverisë me bizneset që ai e cilësoi si planin për paqe fiskale, praktikë e cila për kryeministrin pritet të lehtësojë një sërë biznesesh nga kontrollet tatimore. Kryesocialisti i tha biznesmenëve se do të kishin edhe lehtësira fiskale, teksa do investohej në infrastrukturën rrugore lidhëse në bregdetin e Lezhës dhe më gjerë, për të zhvilluar turizmin.

Rama bëri batuta edhe për kryebashkiakun Pjerin Ndreu, për të cilin tha se "ia ka nxirë jetën" për investimet rrugore që do zhvillojnë turizmin, si Shëngjini apo Balldre-Milot, që është në proces e sipër.

“Ti vëmë sipër edhe kartën e cilësisë, përveç asaj të cilësisë. Prioritet është ta shndërrojmë këtë bregdet më të frekuentuarin. Kemi bërë shumë investime, edhe pse e di se nuk janë mjaft. Turizmi ka marrë hov të dukshëm, por ka nevojë që ta shoqërojmë edhe me investime për infrastrukturën që i shërbejnë këtij hovi, siç e tha edhe kryetari, me ndërtimin e rrugëve lidhëse bregdetare. Do i bëjmë dhe ato.

Por Pjerini e di Lezhën si qëndrën e botës, por ne do ekemi parasysh, do investojmë edhe për zhvillimin e turizmin në këtë zonë, për cilësinë dhe namin që Lezha ka krijuar dhe po krijon përkuzhinën. Ka një plan, kam mbështetur një ide nga Lezha për guidën e kuzhinës! Ja ku është dhe profesori (i drejtohet personit që është i pranishëm dhe që ka bërë propozimin)... Jo se e propozove dhe po rri aty i heshtur! (bën batutë me të). Pra ne do e mbështesim këtë guidë të kuzhinës, për të gjitha pikat ku mund të shijohet  kuzhona tradicionale apo e kombinuar. Ana tjetër është fuqizimi i infrastrukturës së zonës, e tha edhe Pjerini, se ma ka nxi jetën dhe shumë shpejt do shpallet projekti dhe nënshkrimi i kontratës për Milot-Balldren, që kërkon edhe kohën e vetë, do nisë puna, e do jetë i njëjtë për nga standardet si Thumanë-Kashar dhe do bashkohet me të, si dhe pjesën hyrëse të Shëngjinit, ku kemi përfunduar projektin dhe do bëjmë garën, që ta transformojmë Shëngjinin se është bërë gangrenë, si grykë shisheje, tmerr e ngushtë. Me Krujën dhe me akset e tjera lidhëse. Edhe pjesët që kemi bërë me fondin dhe Bashkinë si me Gjurmët Fishtjane dhe Fishtën, një projekt cilësor dhe bindës për Lezhën.

Rritja e vlerës së pasurisë këtu do jetë edhe më e madhe. Me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundhsme do dyfishohet menjëherë, automatikisht sapo bëhesh anëtar i saj, por edhe qasja ndaj pronës ndryshon, pasi edhe qytetarët europianë do investojnë, sepse investojnë brenda BE-së”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij Rama premtoi për bizneset edhe lehtësira taksash dhe prioritete nëpërmjet një projekti që është në rrugë e sipër, që e cilësoi edhe si "paqe fiskale".

Takimi u mbyll po me një batutë, teksa të pranishmit nuk po adresonin pyetje për kreun e qeverisë:

"Dhe meqë askush nuk e do fjalën, një zë këtej nga veshi i djathtë, nga policia (i referohet kryebashkiakut Pjerin Ndreut, që dikur ka qenë drejtor Policie), po më thotë që të çohemi dhe ta mbyllim, unë po ju lë dhe ju them shumë faleminderit...!".

Fjalën e hapjes e mbajti kryebashkiaku i lezhës, Pjerin Ndreu, i cili vuri theksin te investimet e kryera dhe projektet në vijim, ku theksoi atë të rrugës Milot-Balldren, por edhe rrugëve bregdetare, zhvillimit të turizmit, mbështetjes së biznesit dhe situatës ekonomike.

Edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën së Biznesit, Delina Ibrahimaj, vuri theksin e fjalës së saj tek kontriburi i qeverisë për biznesit, duke i mbështetur me ulje taksash, subvencione dhe fuqizim të biznesit të vogël.

"E ardhmja e Shqipërisë kalon nga biznesi i vogël, ndaj edhe ne po krijojmë lehtësira për të, edhe pse kështu na ulen të ardhurat në buxhet", tha ajo mes të tjerash.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?