Politikë

Zgjedhjet/ Kulluri: Sot Rama si Berisha i 28 majit ’96! Mentor Kikia: Opozita s’ishte e organizuar! Faik Basha: Me këtë opozitë PS do fitonte edhe më thellë

29 Maj, 22:33| Përditesimi: 30 Maj, 07:09

  • Share

Disfata e PD në zgjedhjet e 11 majit ishte në fokus të diskutimeve në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, mbrëmjen e sotme.

Edvin Kulluri, kandidati i Djathtas për Zhvillim, tha se këto zgjedhje nuk prodhuan asgjë. Ai ka bërë një krahasim me këto zgjedhje dhe atyre të 28 majit të vitit 1996, kur dhuna shtetërore shkatërroi zgjedhjet dhe grabiti votën masivisht.

 ‘Këtu dështoi qeveria që të bënte zgjedhje të ndershme, ka dështuar PD për të fituar zgjedhjet dhe partitë e vogla që të bënin një pol të 3 që të ulnin mandatet e PS. Këto zgjedhje nuk prodhuan asgjë. Ato janë nul. Jemi aty ku ishim para zgjedhjeve në mos më keq.

Sot Rama është si Berisha i 28 majit 1996, bënë mirë që të largohet sepse pozita e tij në raport me partnerët ndërkombëtar do të largohet kudo që ta var xhaketën si Berisha në 1996 aq më keq përfundoi Berisha në 1997. Po i jap këtë mesazh Ramës, ik vet më mirë’, tha ai.

Analisti Mentor Kikia tha se PD humbi sepse nuk ishte e organizuar dhe nuk përzgjodhi njerëzit e duhur në lista.

Sipas tij, edhe pas humbjes në zgjedhje Berisha nuk do të largohet nga drejtimi i PD.

‘Unë kam refuzuar që ta votojë PD për shkak të Berishës. Fajin e ka roja dhe jo ai që vodhi. Edhe në ligjin penal roja dënohet por së pari dënohet ai që vjedh. Shoh të njëjtën narrativ, i vodhën. Berisha nuk do të iki nga drejtimi i PD. Po PD nuk do të vij në pushtet do të rrijë në opozitë, ça problemi kemi ne kur ka edhe alternativa të tjera për të votuar. Pse qenka me rëndësi ça ndodh në PD.

A do iki Berisha apo nuk do të iki Berisha. Kjo është një produkt komunikimi për të orientuar publikun tek problemi që nuk është i shqiptarëve, por i demokratëve. Problemi i shqiptarëve duhet që të jetë qeverisja. Edhe nëse në zgjedhjet e tjera do të jetë prap Berisha, ka parti të tjera. Opozita humbi sepse nuk ishte e organizuar dhe se nuk vuri në lista njerëzit e duhur. Opozita duhet që të denoncojë nëse ata që kanë devijuar votat të ndëshkohen’, tha ai.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Besart Logu tha se në zgjedhje pati blerje votash, ndërsa kjo u faktua nga taskë forca e ngritur nga PD për monitorimin e zgjedhjeve.

Sipas tij, të gjitha provat janë referuar tek institucionet përkatëse.

‘Sa i përket seancës së sotme në Kuvend tregoi atë se kush e drejton akoma këtë vend, një grup njerëzish që sponsorizohen nga mafia dhe nga bandat. PD nga janari ngriti një taskë forcë për zgjedhjet dhe janë monitoruar të gjithë personat sepse në një qytet 3 ose 4 persona janë që blejnë vota. Provat janë referuar tek institucionet përkatëse të gjitha. Nëse PD nuk do të bëjë faktimin e farsës do të jetë tradhtia më e madhe që do ti bëhet demokratëve’, tha ai.

Faik Basha, përfaqësues i PS tha se Berisha 'vrau' opozitën me emrat e kandidatëve që futi në listë për zgjedhjet e 11 majit.

‘PS mund të fitonte dhe më shumë nëse PD prej një muaji nuk del nga zyra dhe kandidatët e saj nuk dalin që të bëjnë fushatë, por duan që të shkojnë dhe të marrin një karrige në parlament. Është turp për atë ekip që s’ka më figura që ofrohen të japin kontributin e tyre për vendin. Faji është i atij që ka vrarë një opozitë për të mbajtur karrigen e tij', tha ai.

PD ka qenë favorizuese e fitores së PS në këto zgjedhje, për avokatin Edmond Petraj.

‘Ky nuk është parlamenti që unë dua të kemi. Këta nuk janë deputetët që dua unë dhe të tjerët sepse vetëm shajnë dhe intimidojnë njëri- tjetrin. PD është favorizuesi kryesor i fitores së PS dhe të mos qahen fare’, tha ai.

Ndërkohë, gazetari Reldar Dedaj u ndal tek urimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ky mesazh ka qenë shumë ndryshe nga mesazhet që ambasada ka bërë në zgjedhjet e kaluara.

‘Ai është një mesazh që për herë të parë sepse unë i kam lexuar deklarata që janë bërë për zgjedhjet. Në 2017 nxorën probleme dhe thanë nuk ndikojnë në rezultat në 2021 e lavdëruan Ramën dhe iu drejtuan me emër dhe këtu ka një problem në këtë mesazhin e këtyre zgjedhjeve. Është tejkaluar situata për hir të partnerit sepse Shqipëria është anëtarë i NATO. Por i ka thënë i ke bërë pis zgjedhjet’, tha ai.  

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?