Politikë

Zgjedhjet/ Lisandër Hoxha: Në Tiranë synojmë 19 mandate! Xhaferri: Ramës i ka mbaruar koha! Tafani: Nëse humbni, a do largohet Berisha?

7 Maj, 22:36| Përditesimi: 8 Maj, 08:16

  • Share

PD në Tiranë synon deri në 19 mandate, për kandidatin e PD Lisandër Hoxha. I ftuar ditën e sotme në emision Repolitix në Report Tv, ai tha se nga takimet që po zhvillon në terren ka marr mbështetje edhe nga votues të majtë, të cilët sipas tij janë të zhgënjyer nga qeverisja aktuale.

Duke komentuar edhe për përbërjen e listës së mbyllur, ai theksoi se përjashtuar aleatët, ajo përbëhet nga drejtuesit më të lartë të PD-së.

‘Lista jonë e hapur është një nga listët më të mira që PD ka pasur ndonjëherë, janë të rinj të reja njerëz intelektual, nga diaspora. Ne kemi marr projeksionet tona dhe presim 18  deri 19 mandate në Tiranë. Unë shoh çdo ditë në takime edhe të majtë që janë gati që të ndërtojnë marrëdhënie politike me ne. Kanë qenë votues të PS në 2021 dhe këtë herë do të votojnë PD dhe ju jap fjalën publikisht se nuk do të zhgënjehen. Lista e mbyllur përjashto aleatët janë drejtuesit më të lartë të PD. Janë njerëz me një karrierë të madhe në PD’, tha ai.

Njësoj si Berisha, Hoxha tha se ata që do të cënojnë votën do të shpallen grupe terroriste. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar si më të korruptuarën.

‘Ne duam që të zhdukim varfërinë. E keni parë gjendjen e fshatit bosh e ke kudo, në çdo fshat është bosh, ikja është ikje ekonomike për shkak të taksave të larta dhe për shumë gjëra të tjera. Ramës i ka mbaruar koha dhe kjo është qeveria më e korruptuar. Mundësi që ai do të manipulojë zgjedhjet si ka manipuluar nuk do të ketë, po nëse ndodh faktori ndërkombëtar do të jetë kundër tij. Ata që do të tjetërsojnë votën do të shpallen grupe terroriste, zgjedhjet do të fitohen nga PD’, tha ai.

Besart Xhaferri kreu i FRD dhe kandidat i PD në listën e mbyllur të Tiranës, u ndal tek programi i PD. Ai tha se fokusi është tek rinia dhe arsimi.

‘Pika më e fortë e programit të PD është programi për rininë. Pika e dytë është për punësimin i të rinjve. Mbështetje ndaj të rinjve që hapin biznes, pra çdo i ri që hap sipërmarrjen deri në 3 vite nuk paguan as taksa dhe as TVSH. Dhe pastaj arsimi, ke lagje në Tiranë që s’kanë një kopsht dhe një shkollë. Ke Astirin pa një shkollë, prandaj ikin të rinjtë. Çiftet sot bëhen me fëmijë dhe s’kanë një shkollë ku të çojnë fëmijët e tyre’, tha ai.

Teksa u ndal tek fushata, Xhaferri tha se është duke u bërë një punë e mirë.

‘Unë jam në listë të mbyllur në Tiranë dhe kemi pasur një bashkëpunim me të gjithë. Takimet politike i kemi bërë në prezencë të kandidatëve të zonës. Sa i përket pyetjes se nëse humbni, ku keni çaluar nuk mund të flasim tani, kjo mund të pyetet pas rezultatit’, tha ai.

Për analistin Endri Tafani, nëse PD do të humb në këto zgjedhje duhet që të bëjë një analizë lidhur me arsyen e humbjes dhe jo të vijoi me retorikën se zgjedhjet u vodhën.  

‘PD është më homogjene se 2023 po PS ka ruajtur votat e veta. Shqiptarët e dinë se ca është qeveria dhe vijojnë dhe votojnë PS dhe kjo të bënë jo dhe aq optimist për zgjedhjet e ardhshme. Por këta të PD kur nuk fitojnë në vend të bëjnë analizën, dalin me atë që thonë u vodhën. Po unë kam një pyetje nëse PD nuk fiton a do të largohet Berisha nga drejtimi i PD apo do ta votoni që të rri prap kryetar partie, apo do vijoi me avazin Rama i vodhi. Është një film i parë që nga viti 2013’, tha ai.  

Ndërkohë, gazetarja Danjela Maloku, u ndal tek shqetësimi që ka ngritur Partia Demokratike për votën e diasporës veçanërisht në Greqi. Maloku thekson se PD po e bënë këtë për të akuzuar Partinë Socialiste për ndërhyrje në zgjedhjet e emigrantëve nëse humb në këto zgjedhje.

‘PD ka disa ditë që po ngre si shqetësim votën e diasporës sidomos në Greqi sepse atje nuk po ecën si duhet procesi. Për PD kjo është parë si ndërhyrje e PS tek vota e emigrantëve se njerëz të caktuar të lidhur me pushtetin po plotësojnë votat atje, duke e përdorur si një alibi nëse do të ketë humbje, për mua janë element që PD mund ti përdor nëse do të humb zgjedhjet’, tha ajo.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?