Delegacioni fakt-mbledhës i OSBE-së

Kronikë
Politikë
Top 24

Zgjedhjet lokale/ Delegacioni i OSBE-së takon Ballën e Bashën/ Kreu i grupit të PS: Ja për cfarë folëm

19 Mars 2019, 18:44| Përditesimi: 19 Mars 2019, 22:32

  • Share

Delegacioni fakt-mbledhës i OSBE-së gjatë vizitës në Shqipëri është takuar mbrëmjen e sotme me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në selinë e Partisë Socialiste.

Takimi ka zgjatur mbi një orë, ndërsa në përfundim të takimit me Ana Rusun dhe Alexey Gromovn, që janë përfaqësues të delegacionit, Balla ka bërë një postim në rrjetet sociale.

"Sapo u takova me Ana Rusu dhe Alexey Gromov. Folëm për kuadrin zgjedhor dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve duke synuar standardet më demokratike dhe respektimin e barazisë gjinore" shkruan Balla.

Më pas delegacioni i OSBE-së është ngjitur në selinë blu, ku kanë zhvilluar një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas takimit nuk ka pasur asnjë prononcim nga Partia Demokratike.

Por kujtojmë që takimi ka ardhur në një situatë aspak të qetë politike në Shqipëri, pasi opozita dje ka hedhur hapin e parë për bojkotin e zgjedhjeve, duke vendosur që të mos dërgojë në KQZ asnjë komisioner për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, apo të njohura ndryshe si KZAZ.

Komento

Komente

  • Levi;: 20/03/2019 01:30

    Bo bo PS me GJIKNURIN votimet humben

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?