Kutia me vota

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet lokale, KQZ në Kosovë: Sot numërohen votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të veçanta

25 Tetor 2021, 10:55| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 11:19

  • Share

KOSOVË-Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi, ka njoftuar se KQZ sot planifikon të numërojë votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të veçanta.

“Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit”, ka deklaruar Elezi.

Kujtojmë se në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, mbrëmjen e kaluar ka përfunduar numërimi i votave me postë.

Nga totali i votave nga diaspora, LK që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku ka arritur që të marrë më shumë vota se Vetëvendosja e Albin Kurtit, se PDK-ja e Memli Krasniqit dhe se AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Nga totali i votave të diasporës, LDK-ja ka marrë gjithësej 3,158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2,692, AAK-ja e Haradinajt rreth 1,500 dhe PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 17 tetor në një atmosferë demokratike pa incidente dhe me një pjesëmarrje të kënaqëshme. 43 për qind e qytetarëve me të drejtë vote dolën në zgjedhje, një dalje e ngjashme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?