Gazetari Valon Arifi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat u mbajtën ditën e djeshme, teksa Lëvizja Vetëvendosje mori një rezultat të dobët, teksa fitoi vetëm 3 komuna nga 4 që kishte fituar zgjedhjet e mëparshme.
Gjatë një prononcimi për Report Tv, Arifi ka deklaruar se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk pritet të ndryshojë as me numërimin e votës së diasporës.
Ai theksohet se komunat më të mëdha të Kosovës, përfshirë Prishtinën, do të kalojnë në balotazh.
“Në fakt procesi i numërimit është 99% i përfunduar, përveç atyre të diasporës, të cilat nuk besoj se do të bëjnë diferencë, përveç atyre që janë pranë balotazhit. Duke analizuar rezultatin, duket se Lëvizja VetëVendosje, teksa ka siguruar komunën e Podujevës dhe dy nga komunat e vogla. PDK ka fituar tre komuna, atë të Ferizajt dhe 2 komuna të vogla. Ndërsa Komunat më të mëdha të Kosovës, përfshirë Prishtinën do të jenë në balotazh, ku ish-ministri i LVV Hajrulla Çeku dhe Përparim Rama do të përballen në balotazh”, tha analisti.
Ndërsa më tej, Arifi theksoi se për të surprizë ishte fitorja e kandidatit të pavarur në Drenas, Ramiz Lladrovci, i cili doli si kandidat i pavarur.
“Për mua rezultat surprizë ka qenë fitorja e kandidatit aktual të komunës së Drenasit, i cili ishte pjesë e LDK por këtë herë doli si kandidat i nismës së qytetarëve, dhe fitoi kundër partisë së tij, zoti Ramiz Lladrovci”.
Ndërsa në fund tha se Exi poll-et e televizioneve kanë dështuar mbrëmjen e djeshme për të nxjerrë të saktë rezultatin.
“Dështim patën Exi poll-et e televizioneve mbrëmjen e djeshme, të cilat nxorën fitues të gjithë kandidatët e opozitës në shumicën e komunave, përfshirë Prishtinën, ku nxorën fitues kandidatin e LDK, Përparim Ramën”, tha Arifi.
Komente
