Kosova & Rajoni

Lokalet në Kosovë, zgjidhen kryetarët e 21 komunave! LVV e Kurtit pëson disfatë, fiton vetëm në 3! PDK merr 3, LDK 2! 17 shkojnë në balotazh

13 Tetor, 07:13| Përditesimi: 13 Tetor, 16:22

  • Share

KOSOVË – 17 nga 38 komuna në total do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë mbi 50 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë. Krahasuar me vitin 2021, këtë herë janë 5 komuna më pak në balotazh, ndërsa 21 komuna e mbyllën garën që në raundin e parë, 4 më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

Sipas KQZ, pjesëmarrja në votime ishte 39 për qind, nga 2.069.098 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa rreth 44 mijë votues ishin nga diaspora.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar 3 komuna në raundin e parë (Skënderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit) dhe kryeson në 4 komuna që shkojnë në balotazh: Prizren, Kaçanik, Vushtrri dhe Mitrovicë e Jugut. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar 2 komuna (Istog dhe Lipjan) por kryeson në 6 nga 9 komuna të tjera që shkon në balotazh: Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash, Viti dhe Obiliq.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Albin Kurtit, partia në pushtet, ka pësuar një humbje të thellë në këto zgjedhje, duke fituar vetëm 3 komuna në raundin e parë: Podujevë, Kamenicë dhe Shtime. Ndryshe nga viti 2021, këtë herë LVV nuk arriti të fitojë asnjë komunë të madhe direkt dhe shkon në balotazh në 12 komuna, por në të gjitha, përveç Gjilanit dhe Fushë Kosovës, renditet forca e dytë. Edhe në Prishtinë, LVV nuk renditet forcë e parë pasi Hajrullah Çeku ka 33,05% të votave kundrejt kryebashkiakut aktual Përparim Rama i LDK, i cili ka marrë 33,76%. 

Aleanca për Adhmërinë e Kosovës ( AAK) e Ramush Haradinajt, ka fituar vetëm në Deçan, por shkon si kryesuese në 4 nga 5 komuna që është në balotazh (Gjakovë, Rahovec, Klinë, Suharekë e Junik).

Lista Serbe (LS) ka fituar 9 komuna me shumicë serbe në raundin e parë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok, Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh. Po ashtu, kryeson në balotazh në Kllokot, e vetmja komunë me shumicë serbe që nuk u fitua direkt.

Gara më e ngushtë e balotazhit 

Në komunat që shkojnë në balotazh, gara më e ngushtë është në Mitrovicën e Jugut, ku Arian Tahiri (PDK) dhe Faton Peci (LVV) ndahen vetëm nga 0.09%. Tahiri ka siguruar 47.89% të votave, ndërsa Peci është shumë pranë me 47.80%. Ngushtë është edhe në Prishtinë, ku kryebashkiaku aktual Përparim Rama (LDK) ka vetëm 0.71% më shumë vota se Hajrullah Çeku (LVV), si dhe në Kaçanik dhe Obiliq, ku diferenca mes kandidatëve është rreth 2%. Ndërkohë, në komuna si Pejë, Prizren, Gjakovë dhe Suharekë, kandidatët kryesorë hyjnë në balotazh me epërsi të qartë, mbi 10%, duke u pozicionuar si favoritë. 

KOMUNAT E FITUARA
Podujevë – Shpejtim Bulliqi (LVV) 53,42%
Skënderaj – Sami Lushtaku (PDK) 83,45%
Kamenicë – Kadri Rahimaj (LVV) 50,56%
Ferizaj - Agim Aliu (PDK) 56,47%
Istog – Ilir Ferati (LDK) 58,78%
Shtime – Qemajl Aliu (LVV) 50,47%
Malishevë – Ekrem Kastrati (NISMA) 53,41%
Deçan – Bashkim Ramosaj (AAK) 51,57% të votave
Drenas – Ramiz Lladrovci (Për Drenasin Kampion) 52,31%
Lipjan - Imri Ahmeti (LDK) 51,15%
Hani i Elezit – Mehmet Ballazi (PDK) 50,94%
Mamusha – Abdulhadi Krasniç (KDTP) 50,52%
Mitrovicë e Veriut – Milan Radojevic (LS) 60,25%
Zveçan – Dragisha Milloviq (LS) 86,66%
Leposaviq – Zoran Todiq (LS) 70,35%
Zubin Potok – Millosh Peroviq (LS) 70,99%
Novobërdë – Sasha Millosheviq (LS) 62,30%
Shtërpcë – Ivica Tanasijeviq (LS)  59,44%
Graçanicë – Novak Zhiviq (LS) 62,54%
Ranillug – Tanja Antiq (LS) 71,05%
Partesh – Dragan Petkoviq (LS) 89,88%
 
KOMUNAT NË BALOTAZH: 
Prishtinë – Përparim Rama (LDK) 33,76% dhe Hajrullah Çeku (LVV) 33,05%
Prizren – Shaqir Totaj (PDK) 41,99% dhe Artan Abrashi (LVV) 29,80%
Pejë – Gazmend Muhaxheri (LDK) 46,11% dhe Taulant Kelmendi (LVV) 27,88%
Junik – Ruzhdi Shehu (LDK) 47,91% dhe Agron Kuçi (AAK) 40,68%
Dragash – Bexhet Xheladini (LDK) 43,98% dhe Shaban Shabani (PDK) 28,38%
Gjakovë – Ardian Gjini (AAK) 47,74% të votave dhe Ardian Gola (LVV) 32,82%
Kaçanik – Sabedin Vishi (PDK) 39,86% dhe Jeton Raka (LVV) 37,86%
Fushë Kosovë – Valon Prebreza (LVV) 45,14% dhe Besnik Osmani (LDK) 36,62%
Mitrovicë e Jugut – Arian Tahiri (PDK) 47,89% dhe Faton Peci (LVV) 47,80%
Rahovec – Smajl Latifi (AAK) 37,28% dhe Ali Dula (LVV) 23,92%
Suharekë – Bali Muharremaj (AAK) 45,70% dhe Ardian Shala (LDK) 31,65%
Gjilan – Alban Hyseni (LVV) 49,79% dhe  Arbër Ismajli (LDK) 34,24%
Viti – Sokol Haliti (LDK)  37,99% dhe Arsim Ademi (LVV) 33,55%
Vushtrri – Ferit Idrizi (PDK) 45,56% dhe Sylejman Meholli (LVV) 30,63%
Obiliq – Xhafer Gashi (LDK) 46,47% dhe Halil Thaçi (LVV) 44,04%
Klinë – Zenun Elezaj (AAK) 48,04% dhe Sokol Bashota (PDK) 35,98%
Kllokot – Bozhidar Dejanoviq (LS) 41,62% dhe Sreqko Spasiq (UKS) 31,43%

Ora 11:29
Lokalet në Kosovë/ Albin Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna! ‘Shpresa’ te votat e diasporës për marrjen e Gjilanit (VIDEO)

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë ditën e sotme duke numëruar komunat ku kadidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë fituar pa balotazh, përkatësisht Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.

Kurti ka një ‘shpresë’ se do mund të marrë me votat e disaporës pa shkuar në balotazh dhe Gjilanin ku kandidati Alban Hyseni ka 49.79% të votave.

“Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në Podujevë, në Kamenicë dhe Shtime. Me votat e diasporës mund të dalë që e kemi fituar edhe Gjlanin pa balotazh. Që i bie se në këto katër komunat ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh.

Ndërkaq jemi në 12 komuna në balotazh nga 17 sa kanë shkuar gjithsej, nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty. Të vetmet komuna ku LVV-ja nuk është në balotazh janë: Kllokoti, Sharri, Juniku, Klina dhe Theranda. Natyrisht këto rezultate preliminare dhe pritet numërimi i votave të diasporës dhe me kusht”, theksoi kreu i LVV-së.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?