Kosova & Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Osmani: Strukturat ilegale të Serbisë cenuan garën në komunat e banuara me serbë

18 Tetor 2021, 16:03| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 16:04

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se gara për kryetar në komunat me shumicë serbe në Kosovë u ndikua nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë. Ajo ka thënë se këto struktura kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

Osmani këtë e ka thënë gjatë takimit me delegacionin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Tutje, ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve. Duke i falënderuar për prezencën e tyre dhe gatishmërinë për t’i qëndruar Kosovës pranë në çdo hap të konsolidimit të demokracisë në vend, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për përgjigjen pozitive të pranuar nga Parlamenti Evropian dhe vlerësoi lartë prezencën e këtij delegacioni në vëzhgim të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Misioni i BE-së e ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve si demokratik e të karakterizuar me profesionalizëm të lartë dhe integritet të lartë të institucioneve por edhe të vet qytetarëve të Kosovës.

Teksa pothuaj ka mbaruar procesi i numërimit në Kosovë, me 99.8 të votave nga qendrat e numërimit, rezulton se 21 nga 38 komuna kanë shkuar në balotazh.  Në këto 21 qendra komunale do të ketë një raund tjetër votimesh, ndërsa janë zgjedhur drejtuesit lokalë për 17 komuna të tjera.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?