Kosova & Rajoni

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Anketa e fundit nga IRI (SHBA): Fronti Kombëtar 14%, VLEN vetëm 5%

23 Korrik, 22:54| Përditesimi: 23 Korrik, 22:56

  • Share

Zgjedhjet lokale të këtij viti pritet të jenë ndër më të ashpërit që janë zhvilluar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë, portali TetovaSot ka mësuar ekskluzivisht nga burime të sigurta përmbajtjen e anketës së fundit të realizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) me seli në SHBA.

Sipas të dhënave nga kjo anketë:

Fronti Kombëtar (BDI, ASH-Taravari dhe ASH-Sela) rezulton me 14% mbështetje në nivel kombëtar.

VLEN, bashkë me të gjitha subjektet e përfshira, renditet me vetëm 5% përkrahje.

Burimet e TetovaSot bëjnë me dije se anketa është zhvilluar në terren, me 1,200 persona të intervistuar, gjatë periudhës maj – qershor 2025.

Ajo që vlen të theksohet është se anketa i është prezantuar të gjithë partive dhe liderëve të koalicionit VLEN, të cilët tashmë janë të njohur me rezultatet e fundit të IRI-t./TS/

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?