Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Zgjedhjet lokale të 14 majit/ Partia e Lirisë nxitohet para protestës së Berishës, regjistrohet në KQZ

2 Mars 2023, 09:45| Përditesimi: 2 Mars 2023, 22:30

  • Share

TIRANË- Pa pritur që Gjykata e Apelit të japë një vendim për vulën e Partisë Demokratike, Ilir Meta ka nxitur dhe ka regjistruar ditën e sotme, Partinë e Lirisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afati i fundit është 6 marsi, por kreu i Partisë së Lirisë ka vendosur që të regjistrohet në KQZ, e ndërsa nuk dihet nëse ky vendim ka qenë i dakordësuar me aleatin e tij kryesor, Sali Berisha.

“Në respekt të Nenit 64 e në vijim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj”-thuhet në njoftimin e PL.

Partia e kryesuar nga Ilir Meta ka një marrëveshje me Rithemelimin e Berishës për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke dalë me kandidatë të përbashkët për bashkitë e vendit, të zgjedhur nga primaret e mbajtura, por ende nuk dihet sesi do të emërtohet koalicioni i tyre nëse gjykata e Apelit vendos në 3 mars që vula e PD-së t’i mbetet Alibeajt dhe jo Berishës. Nëse Apeli nuk i jep vulën e PD-së, atëherë duket se kandidatët e Berishës do të futen në zgjedhje me logon e Partisë së Lirisë. E ndërsa duket se Meta po e përgatit terrenin, pasi në disa Bashki se Elbasani, apo edhe në Durrës ka dalë krah kandidatëve të Rithemelimit dhe kjo gjë është pranuar edhe nga baza.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?