Politikë

Zgjedhjet/ Mbërrijnë 84783 vota nga emigrantët në KQZ, rreth 30 mijë zarfe janë ende pa u dërguar nga kompania postare

30 Prill, 11:40| Përditesimi: 30 Prill, 11:54

  • Share

TIRANË- Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, rritet numri i zarfeve me votat e emigrantëve të dërguara pranë KQZ-së. Ndërsa ditën e djeshme (29 prill), kryekomisioneri Ilirjan Celibashi konfirmonte se kishin mbërritur pak më shumë se 70 mijë vota nga diaspora, ditën e sotme ky numër ka shkuar në 84783 vota, ose rreth 15 mijë më shumë brenda 24 orëve të fundit.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, informon se në total KQZ ka dërguar 245935 zarfe në total, nga të cilët konfirmohet se janë postuar në destinacion nga kompania e kontraktuar 216577 zarfe. 

Rreth 30 mijë të tjera janë ende në proces dhe sipas Celibashit ka kohë ende për dërgimin në afatin e duhur dhe kthimin e tyre sipas procedurave ligjore.  Gjithsesi ai shpjegoi se këto zarfe duhen shpërndarë sa më parë, pasi kompania do të paguhet vetëm pas procesit dhe sipas cilësisë dhe rezultatit të shërbimit. Ai u shpreh dje se procesi po ecën sipas parashikimeve, është pozitiv dhe me problematika sporadike që nuk e cenojnë këtë traditë të re.

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve
Tiranë 19,674 ose 8.0%
Durrës 13,089 ose 5.3%
Elbasan 8,766 ose 3.6%
Fier 8,739 ose 3.6%
Korçë 5,636 ose 2.3%
Berat 5,516 ose 2.2%
Shkodër 5,507 ose 2.2%
Lezhë 5,307 ose 2.2%
Vlorë 4,707 ose 1.9%
Dibër 4,638 ose 1.9%
Gjirokastër 2,070 ose 0.8%
Kukës 1,758 ose 0.7%

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?