Politikë

Zgjedhjet/ Mbërrijnë vetëm 6 mijë vota nga diaspora, ‘digjen’ rreth 18 mijë vota, dje afati i fundit për të tërhequr zarfin! Vetëm Greqia ka kohë edhe sot

9 Maj, 11:56| Përditesimi: 9 Maj, 13:31

  • Share

TIRANË- Sot erdhën nga diaspora vetëm 6000 vota, një shifër e ulët, duke marrë parasysh se kanë ngelur vetëm 3 ditë në dispozicion për të kthyer në Shqipëri zarfet zgjedhore. Numri total i votave të mbërritur deri tani është 175 mijë, ose 71 % e të gjithë atyre që u regjistruan për të votuar për herë të parë nga jashtë.

Greqia solli edhe 3 mijë zarfe këtë të premte, duke shënuar 40 mijë vota të ardhura nga diaspora jonë atje, nga 68 mijë gjithsej.

Kështu Greqia sjell 60 % të të gjithë votave që priten prej saj, ndërsa 28 mijë shqiptarë të tjerë nuk e kanë marrë apo kthyer akoma pakon zgjedhore.

DHL në Greqi po shpërndan edhe sot zarfe zgjedhore, ndërsa deri nesër në mesditë do të jenë të hapura vetëm pikat postare për të grumbulluar vota të plotësuara.

Opozita ngriti sërish zërin për problemet në shtetin helen.

"Sot ka ndodhur edhe ajo që ne nuk e imagjinonim, që të dorëzohen edhe zarfet me dorë në KQZ. Do të përsërisim edhe njëherë kërkesën për shqetësimin tonë serioze dhe të thellë, që po ndodh në procesin e zgjedhjeve në territorin e Greqisë. Të ndalohet menjëherë dorëzimi i zarfeve në dorë në KQZ. Të ndahet dhe të trajtohet në mënyrë krejt të veçantë, kutitë që vijnë nga Greqia nga kutitë që vijnë nga Italia. Të bëhet auditimi i të gjitha rasteve të kutive të dërguara, për mënyrën se si është bërë procesi i votimit, për mënyrën e sjelljes këtu dhe një analizë e kutive të votimit, që kanë sjellë një anomali që është e pashpjegueshme, në mënyrën e ardhjes së votave këtu", tha Jozefina Topalli. 

Në mbarë diasporën shqiptare, mbetën përfundimisht pa u shpërndarë 18 mijë zarfe zgjedhore, ku posta nuk e gjeti votuesin, ose qytetari nuk e gjeti dot zarfin e tij. Ato po kthehen tashmë në Shqipëri, me përjashtim të Greqisë që po vijon shpërndarjen edhe sot.

Nga çdo vend i botës mund të vazhdojë kthimi i zarfeve, të cilat do të numërohen vetëm nëse arrijnë në Shqipëri brenda orës 19 të së dielës,

Rezulton se 50 mijë shqiptarë në diasporë i kanë marrë zarfet, por nuk e kanë kthyer fletën e votimit në KQZ. Shumica e tyre mendohet të jetë si pasojë e refuzimit të postës për t’jua mbledhur votat në shtëpi shqiptarëve, apo faktit se votuesit i kanë pasur pikat postare larg nga vendi i banimit. Nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e tyre të ketë zgjedhur të mos votojë qëllimisht.

Zarfe të Dërguara- 245,935
Zarfe të Marra nga Zgjedhësit- 227,097
Zarfe të Mbërritura në KQZ- 174,011

 

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve
Tiranë    39,319 ose 16.0%
Fier       23,339 ose 9.5%
Durrës  18,674 ose 7.6%
Elbasan  16,720 ose 6.8%
Vlorë      13,764 ose 5.6%
Korçë     13,025 ose 5.3%
Shkodër  12,703 ose 5.2%
Berat     10,715 ose 4.4%
Lezhë   10,578 ose 4.3%
Dibër    6,906 ose 2.8%
Gjirokastër   5,552 ose 2.3%
Kukës     2,716 ose 1.1%

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?