TIRANË - Si çdo prag zgjedhjesh, në Selinë e Partinë Demokratike janë intensifikuar vizitat e krerëve të partive aleate. Me kohën që nuk premton, kreu i PR Fatmir Mediu, ai i agrarëve Agron Duka, Vangjel Dule i PBDNJ si dhe përfaqësuesit e Ilir Metës shkruan në PD për të mbyllur marrëveshjen elektorale.
I rikthyer dy herë në selinë e demokratëve këtë të martë, Fatmir Mediu ishte i paqartë nëse marrëveshja me Berishën e ka kënaqur.
"PR është e pakënaqur me rezultatin që ka pas deri më tani, kërkon rezultat më të mirë, por ky nuk mund të jetë si një raport dhurate por raport konkret i përfitimit elektoral të përbashkët”", tha Mediu.
“Janë disa nga qarqet e vendit në të cilat kemi një prani substanciale dhe shpresojmë që kjo të reflektohet edhe në votë. Ende nuk e kemi mbyllur se ku do të kandidoj apo numrat”, tha Vangjel Dule.
Edhe Tedi Blushi e Edmond Haxhinasto të PL që shkuan në PD në emër të Ilir Metës, thanë se marrëveshja është drejt fundi, por pa specifikuar sesa të tjerë nga radhët e Partisë së Lirisë do të kenë shansin e njëjtë me kreun e tyre që nga burgu ka siguruar një vend të sigurt në listat e Tiranës.
"Janë drejt përfundimit, kaq mund t’iu them", tha Blushi.
Agron Duka ishte i vetmi që doli nga selia blu i qartë se çfarë kishte arritur në tryezën e negociatave.
"I kam mbyll negociatat unë. Po me gojë, se me kalem nuk ka gjë këtu. 1 në listë të mbyllur edhe nga 1 në 10 qarqe. Nëse ndonjëri prej nesh nuk i përmbahet kontratës, prishet kontrata", tha Duka.
Të kënaqur ose jo, nga lista e përbashkët, Berisha u kujtoi të vegjëlve se do të marrin aq sa peshë elektorale kanë.
"Koalicioni bëhet mbi bazën e një rekordi elektoral", tha Berisha.
Larg arritjes së dakordësisë për t’ju bashkuar trenit opozitar në zgjedhje, duket Shpëtim Idrizi i PDIU me të cilin Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ka zhvilluar takime, por pa prodhuar një produkt konkret.
Afati i fundit që PD dhe aleatët kanë për të regjistruar koalicionin është 3 marsi, e bashkë me marrëveshjen politike duhet të vuloset edhe emri.
Komente

Te gjithe jane kerma.
PërgjigjuPo ky Medi Qëni more amon, akoma nuk është në burg ky mostër.
PërgjigjuO SPAK që u dhjeve u bëre KAK Fatmir GËRDECI që mori 26 jetë njerëzish po bëhet përsëri deputet ku i keni sytë o plera.
Përgjigju