Zgjedhjet mes kandidatëve të Berishës, kush janë dy emrat që kanë plotësuar formularin për të kandiduar për bashkinë e Durrësit

29 Janar 2022, 13:46| Përditesimi: 29 Janar 2022, 13:59

  • Share

Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit në degën e Partisë Demokratike në Durrës do të mbajë primaret e organizuara nga Sali Berisha, për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Urbanisti Ardian Muka dhe 28-vjeçarja Silvja Gjepali, e diplomuar për Teknologji Informacioni, janë deri më tani dy kandidaturat që kanë plotësuar formularin e përgatitur nga Komisioni i Rithemelimit.

Përmes një postimi në “Facebook”, PD Durrës njofton se procesi i votimit do të mbahet tek Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe do të fillojë në orë 08:00 deri në 17:00.

Ndërkohë një ditë më parë mbështetësit e Bashës në PD Dega Durrës kanë shprehur dëshirën për një bashkim, por duket se nga krahu tjeter mbështetësit e Berishën ia kanë kthyer duke i ftuar në primaret, ku duket se vetë Edi Paloka ka replikuar për këtë zhvillim.

Rreth një javë më parë u diskutua për daljen e një emri të përbashkët, por të dyja palet duket se nuk kanë rënë dakort për të bashkuar forcat duke i dhënë avantazh kandidates së Partisë Socialiste në Durrës.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?