Politikë

Zgjedhjet, Meta: Numër i paprecedentë votash të pavlefshme, të rinumërohet gjithçka! Rezultati mund të jetë vetëm paraprak (VIDEO)

30 Prill 2021, 13:45| Përditesimi: 30 Prill 2021, 14:45

  • Share

Për Presidentin Ilir Meta, zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende dhe se rezultati i deritanishëm mund të jetë vetëm paraprak. Në një konferencë për shtyp, Meta tha se duhet rinumëruar gjithçka, ndërsa vuri theksin te numri i madh i votave të pavlefshme që, sipas Metës duhet të hetohen. Sipas Metës çdo është e regjistruar dhe se është shumë e lehtë për të bërë ekspertizën.  

"Ka përfunduar dita e votimit, jo zgjedhjet. I ka të gjitha mundësitë që të jetë vetëm një rezultat paraprak. Procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende ndoshta, ankimimet nuk kanë nisur akoma. Prandaj, në radhe të parë dua të falënderoj qytetarët që pavarësisht çfarë ndodhi ju përgjigjën thirrjes së presidentit, morën pjesë në zgjedhje.

Pjesëmarrja reale është 74% të paktën. E dini, mohimi i paprecedentë i emigrantëve. Mohimi i qytetarëve të prekur nga COVID që nuk u kushtua vëmendje. Po kështu edhe arsye të tjera. Nga 2 milion e 242 mijë kanë marrë 1 milion e 600 të paktën 74%.

Së dyti, të mos harrojmë se në këto zgjedhje kemi një numër të paprecedentë të fletëve të pavlefshme. Prandaj, duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket më asnjë kuti dhe fletë votimi, të rinumërohet gjithçka se pamjet filmike janë atje. Është shumë e lehtë për të parë ekspertizën, nëse një fletë ka dy kryqe a i ka bërë e njëjta dorë. U bëj thirrje të gjithë forcave politike të përqendrohen duke mos cenuar më tej integritetin e këtij procesi për të rinumëruar çdo votë që është hedhur nga qytetarët

Zgjedhjet nuk kanë përfunduar, partitë politike t'i përkushtohen mbarëvajtjes së zgjedhjeve. I kërkoj institucioneve të jenë të gatishmëri të gjithë këtij procesi. Asgjë nuk na nxiton, tani e rëndësishme administrimi me qetësi dhe transparencë maksimale. Nuk ka pse të bërtasë njeri hapni kutitë sepse kutitë janë të hapura me ligj. E rëndësishme të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Që një qytetarë të shkojë të votojë dhe ajo t'i dalë e pavlefshme për shkak të marifeteve dhe kalkulimeve të secilido subjekt, kjo është e pafalshme", tha Meta.

 


Lajmi kryesor:

Nisma për ta shkarkuar, Meta: Shashka të Ramës, do jem këtu deri më 24 korrik të vitit 2022! Humbja e LSI? Pyesni Kryemadhin, unë nuk kandidova


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?