Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i rikthehet turit me diasporën, takim me shqiptarët në Kretë në datë 29 mars

18 Mars, 12:20| Përditesimi: 18 Mars, 13:28

  • Share

GREQI- Kryeministri Edi Rama i rikthehet turit me diasporën në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Kreu i qeverisë më datë 29 mars do të takohet me shqiptarët në Kretë. Takimi do të mbahet në orën 18:00 me orën greke, në stadiumin “Kladiddos”.

Rama zhvilloi takimin e parë me shqiptarët në Athinë, duke çelur njëkohësisht edhe turin e tij të lajmëruar asokohe me diasporën. 

Ndërkohë takimi i dytë në Greqi është zhvilluar me shqiptarët emigrantë në qytetin e Selanikut, takim i mbajtur disa muaj më parë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?