Zgjedhjet në 6 bashki/ Celibashi: U respektua ligji, s'ka pasur asnjë denoncim për shkelje apo shitblerje të votës

7 Mars 2022, 18:42| Përditesimi: 7 Mars 2022, 22:31

  • Share

Komisioneri Celibashi dhe Nënkomisionerja Pelinku kanë dalë në një komunikim me median pasi ka përfunduar numërimi i votave në 6 bashkitë që u votua dje. Celibashi në fjalën e tij e vuri theksin te fakti që procesi ishte i qetë dhe në respekt të Kodit Zgjedhor.

"Përgjithësisht nga ajo ç'ka KQZ vlerësoi procesi është karakterizuar nga zbatimi i Kodit Zgjedhor në përgjithësi dhe nga një qetësi në zhvillimin e procesit të votimit. Problematika të pakta janë evidentuar në ditën e votimit.

Nuk ka pasur denoncime nga partitë politike apo shoqëria civile.  Kemi pasur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar. Nuk ka pasur denoncime apo raportime për shitblerjen e votës. Megjithatë mbetet për tu parë", tha Celibashi.

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve tha se kemi pasur shqetësime në lidhje me votimin familjar.

“Nuk u zhvillua votimi në tre qendra votimi në Shkodër për shkak të kushteve ekstreme atmosferike dhe pse Komisioni bëri shpërndarjen e bazës materiale, por për komisionerët nuk ishte e mundur që të shkonin në detyrë. Në ditën e votimit nuk ka patur denoncime të karakterit administrativ. Nga komunikimet që ne kemi patur me përfaqësuesit e partive politike, kemi pasur disa shqetësime për votimin familjar, apo dhe problematika të karakterit organizativ administrues nga komisionerët, të paktën për KQZ-në nuk rezulton të ketë patur patur denoncime për shitblerjen e votës, kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, se ndoshta dikush ka evidentuar fenomene të tilla. Nëse janë nën përgjegjësinë e KQZ-së për t’i trajtuar të prezantohen pranë institucionit tonë. Nëse janë të tilla që konsiderohen si vepra penale t’i depozitojë pranë organeve kompetente.  Kemi patur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar apo probleme të karakterit administrativ. Të paktën për KQZ nuk rezulton të ketë patur denoncime për shitblerjen e votës. Do shihen në vijim se mbase dikush ka evidentuar probleme të tilla”, tha Celibashi.

Edhe nënkomisionerja Pelinku bëri me dije se procesi ka shkuar pa probleme në drejtim të identifikimit biometrik në të gjithë vendin dhe votimit dhe numërimit elektronik në Vorë. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?