Austriakët kanë votuar sot në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme pas skandalit të pak muajve më parë çka bëri që qeveria të rrëzohej.
Pas votimeve të ditës së sotme kanë dalë edhe exit-poll-et e para, që nxjerrin fitues partinë Konservatore Popullore, të udhëhequr nga ish-kancelari Sebastian Kurz, që parashikohet të marrë 37% të votave, por përsëri do të duhet të formojë një koalicion për të krijuar qeverinë e re.
Social Demokratët parashikohet të marrin 22.5% me Partinë e Ekstremit të Djathtë të Lirisë me 16.7%. Partitë e tjera, të Gjelbrit parashikohet të marrin 13.1% dhe partia liberale Neos 7.8%.
Komento
Komente
