Sport

Zgjedhjet në boks përfundojnë në prokurori, shoqata e Elbasanit: Na përjashtuan pa të drejtë (DOKUMENTI)

7 Mars, 17:18| Përditesimi: 7 Mars, 18:38

  • Share

Me pretendimin për manipulimin e zgjedhjeve dhe se janë përjashtuar pa të drejtë, shoqata e Elbasanit ka denoncuar në prokurori zgjedhjet në federatën shqiptare të boksit, që u mbajtën më 22 shkurt në Durrës dhe ku Florend Kalivopulli u rizgjodh president.

Fillimisht zgjedhjet ishin vendosur të mbaheshin më 4 tetor 2024, por pas kallëzimit të shoqatës ‘Rozafa’ në Shkodër u shtynë. Më pas deri në mbajtjen e kryesisë ekzekutive, më 7 shkurt 2025, ka patur shumë kontestime, por është vendosur që zgjedhjet të mbaheshin më 22 shkurt në Durrës ku të certifikuara kanë qenë 14 shoqata, nga të cilat 10 votuan për rizgjedhjen e Florend Kalivopullit, ndërsa 1 votë u shpall e pavlefshme. Zgjedhje të cilat u mbajtën në praninë e sekretarit të përgjithshëm të KOKSH-it Gerti Shima, zv ministrit të Arsimit Endri Hoxha si dhe një notereje.

Lidhur me këtë kallëzim të siguruar nga Report TV, pyetëm presidentin e zgjedhur Florend Kalivopulli, i cili pretendon se në zgjedhje nuk kanë marrë pjesë vetëm ekipet që nuk janë kthyer në shoqata. Sipas tij, për shkak të ndryshimeve në ligj, nuk lejohen më të votojnë ekipet sportive që varen nga pushteti lokal, por vetëm shoqatat. Duke qenë se disa prej tyre nuk janë kthyer në shoqata, edhe pse prej vitesh anëtare të federatës, nuk janë lejuar të marrin pjesë. Megjithatë kallzimi i shoqatës së Elbasanit është bërë në bazë të pretendimeve të tjera.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

 

 

 

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?