Zgjedhjet në Francë/ 218 kandidatë të majtë tërhiqen nga raundi i dytë

3 Korrik, 12:50| Përditesimi: 3 Korrik, 13:55

  • Share

E majta dhe partitë e qendrës në Francë janë mobilizuar për të frenuar një fitore të mundshme dhe ardhjen në qeveri të Tubimit Kombëtar, që drejtohet nga Jordan Bardella dhe Marine Le Pen.

Të frikësuar se mos fitorja që Tubimi Kombëtar arriti në raundin e parë të zgjedhjeve mund të përsëritet më 7 korrik, shumë kandidatë që u kualifikuan për rundin e dytë nga Fronti i Ri Popullor dhe nga koalicioni i presidentit Emmanuel Macron janë tërhequr nga gara, për t’i dhënë mbështetje kandidatit që ka më shumë gjasa të fitojë përballë kandidatit nga e djathta esktreme.

Në mesin e atyre që e braktisën garën, janë edhe disa ministra të kabinetit aktual të qeverisë franceze.

Sipas medias franceze Le Monde, rreth 218 kandidatë që do të mund të konkuronin në raundin e dytë, janë tërhequr, ku 130 janë kandidatë të majtë dhe 82 të qendrës.

“Më duhet ta parandaloj Tubimin Kombëtar që të arrijë shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, sepse do të ishte - dhe e them nga thellësia e zemrës - do të ishte e tmerrshme për vendin dhe francezët”,- tha kryeministri francez, Gabriel Attal.

Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen dhe Jordan Bardelles fitoi raundin e parë të zgjedhjeve në Francë, duke marrë 29.2% të votave, ndërsa blloku i ekstremit të djathtë mori në tërësi 33.1% të votave.

Fronti i Ri Popullor mori 27.9% të votave, ndërsa aleanca e presidentit Emmanuel Macron vetem 20%, duke marrë një tjetër goditje pas asaj në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 03/07/2024 13:06

    Nuk eshte e djathta ekstreme si e quani ju por eshte deshira e popullit qe ti zhduke njehere e mire amerikanet dhe cifutet qe nepermjet shantazheve dhe presionit ekonomik po e pushtojne boten , ka ardhur koha qe ky siatem i quajtur demokraci te zbderrohet me nje demokraci te vertete

    Përgjigju
    • WTF: 03/07/2024 14:05

      Zogu, mire je ti? Te uroj shendet sidomos shendet mendor Turi!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?