Kryesuesja e grupit të punës për zgjedhjet e kryetarit të ri për FRPD, Ori Nebiaj, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes me kryedemokratin, hodhi poshtë deklaratat e Belind Këlliçit se vendimi i Bashës është anti-statusor. Sipas Nebiajt, ky është një pretendim i Këlliçit pasi i ka mbaruar mandati. Ajo shtoi se këto zgjedhje duhet të ishin mbajtur më herët.
“Për të dhënë mesazhet e duhura dhe për të pasur një kontribut të bukur. Demokracia duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Do të kujdesemi që forumi të ketë një proces gjithëpërfshirës. Nuk kemi një datë. Besoj që është e vlefshme që ta shfrytëzojnë këtë të gjithë bashkë. Dua tu bëj thirrje të rinjve që e shikojnë përfshirjen në politikë jo si burokraci. Forumi rinor për këtë është që të bëjë bashkë sa më shumë të rinj. Këto besoj se janë pretendime edhe në sajë të faktit që të gjitha mandatet kanë kaluar dhe forumi rinor aktualisht në fakt nuk ka një kryetar legjitim dhe as kryesi legjitimime kështu që është e nevojshme, duhet të ishte bërë dhe më fund jemi gati që të realizojmë një proces që nuk mandaton asnjë kryetar për interesat e veta por mandaton një kryetar që duhet të jetë për interesat e të gjithëve dhe një forum që na vlen për tu bashkuar dhe jo për tu përçarë", u shpreh Nebiaj.
E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se kush e ka firmosur urdhrin për zgjedhjet në 2015, kryetari apo sekretari i Përgjithshëm, Nebiaj tha se këtë përgjigje e kryetari aktual i FRPD-së, Belind Këlliçi.
“Unë kam qenë kandidatja që humbi, pyet kryetarin aktual. Statutet janë edhe online dhe informacioni mund të merret. Nuk e mbaj mend fare", tha Nebiaj.
Lajmi kryesor:
Shpalli zgjedhjet në FRPD se Këlliçi iu bashkua Berishës? Basha: Sajesë e fabrikuar! Përfshijmë në vettingun e politikanëve edhe lidhjet me oligarkët
SI.E./ReportTv.al