Zgjedhjet/ Veliaj padit Sekretarin e FSHF Shulku dhe atë të Shoqatës Tirana, Haçi: Falsifikuan dokumente, paracaktuan rezultatin për interes të Dukës! Votuan 24 anonimë

25 Janar 2022, 11:38| Përditesimi: 25 Janar 2022, 18:54

  • Share

Ashtu siç ishte e parashikuar dhe siç u deklaruar dhe në mbledhjen me Presidentët e Shoqatave Rajonale të Tiranës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paditi sot për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzon Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

“Në ambientin ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja kanë qenë prezent 67 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarë kanë qenë persona anonim (delegatë jo-legjitim) të përzgjedhur në mënyrë të kundraligjshme nga përfaqësues të FSHF-së, me qëllim ndikimin në procesin e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, duke paracaktuar rezultatin”, thuhet në kallëzimin drejtuar Gjykatës së Tiranës dhe Policisë së Shtetit.

Veliaj rendit një sërë shkeljes, teksa thekson se ato janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të zgjedhjes së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, sipas interesave klienteliste të kreut aktual të FSHF-së.

“Në listën jo të plotë dhe të manipuluar, të vënë në dispozicion para pak kohësh, anëtarëve të shoqatës me justifikimin për thirrjen e mbledhjes së delegatëve. Ka informacione që në mbledhjen e datës 24.01.2022 të orës 15 të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, me telefon nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku është kërkuar e kanë marrë pjesë në këtë mbledhje persona që nuk kanë asnjë lloj lidhje me shoqatën në kundërshtim të plotë me statutin e federatës që përcakton që delegatët duhet të jenë punonnjës të anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë”, thekson Veliaj.

Ai nënvizon se Komisioni i Verifikimit nuk ka bërë identifikimin e plotë të delegatëve me të drejtë vote, si dhe lista përkatëse e delegatëve legjitim nuk i është vënë në dispozicion kandidatëve paraprakisht. “Zhvillimi i mbledhjes mbi kuorumin e nevojshëm, me pjesëmarrjen e 67 anëtarëve nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarët prezent kanë qënë persona anonim (delegate jo-legjitim). Në këto kushte çmojmë së janë përdorur lista fiktive votuesish, duke falsifikuar nënshkrimet e delegatëve legjitim me të drejtë vote, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes. Njoftimet e anëtarëve te Shoqates Rajonale të Futbollit Tiranë janë njoftuar nëpërmjet një emaili i cili nuk administrohet nga anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, por sipas informacioneve, këto emaile janë hapur nga punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe administrohet po nga ata. Duke futur në këtë mënyrë apo hequr të dhena në mënyrë të paautorizuar nga sistemi elektronik nën administrimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, me pasojë pavlefshmërinë e njoftimeve dhe vendimeve të kësaj shoqate”, nënvizon Veliaj.

Ndodhur para këtij fakti, Kryebashkiaku Veliaj kërkon kryerjen e një hetimi të plotë nga organi i akuzës, në lidhje me identifikimin e plotë të listës së delegatëve pjesëmarrës në mbledhjen e zhvilluar me datë 24.01.2022, për zgjedhjen e Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës si dhe sekuestrimin e provave. 

“Kërkojmë në mënyrë të menjëhershme sekuestrimin e gjithë dokumentacionit të hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, si dhe të gjithë serverat e këtyre dy institucioneve me qëllim sigurimin e provave për faktet penale të referuar dhe ndalimin e vijimit të shkeljeve të mëtejshme që do sjellin si pasojë deformimin kriminal të vullnetit të anëtarëve të këtyre OJF-ve. Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme dhe ndjekjen penale të shtetasit Ilir shulku dhe Ardian Haçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, si personat përgjegjës për administrimin e dokumentacioni elektronik dhe fizik të institucioneve që përfaqësojnë”, thuhet në padi.

Armand Duka ka manipuluar dje zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana. Përmes 24 votuesve anonimë, që u futën nga Duka, u arrit që të zgjidhej në krye të kësaj shoqate Krenar Alimehmeti, i vetëm në garë pasi kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq pak pas nisjes së mbledhjes. Në sallë kishte 67 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 janë persona anonimë të shtuar nga Duka dhe jo delegatë legjitim. Ndërsa vetë Eduard Prodani dhe 18 mbështetësit e tij u larguan pak para fillimit të mbledhjes.

Kandidati i Dukës, Alimehmeti sipas FSHF u zgjodh me 44 vota pro, 2 ishin vota per Edi Prodani dhe 1 abstenim. Eduard Prodani u tërhoq nga gara bashkë me 18 nga mbështetësit e tij qe u larguan nga sala dhe akuzoi Armand Dukën se ka shtuar si votues 20 persona anonimë dhe me këto anonimët ka bërë kuorumin për të votuar Krenar Alimehmetin dhe imponuar qëndrimin e tij.

Përfaqësuesit e shoqatave të Tiranës kanë deklaruar se FSHF ka prodhuar lista fiktive votuesish në momentin e fundit, duke falsifikuar listat e votuesve, një akt i dënueshëm penalisht. Në këtë mënyrë, rëndohen akuzat në Prokurori për Dukën, i cili përveç akuzës për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, duhet të përballet edhe me akuzën penale të falsifikimit të emrave të delegatëve. Ndërkaq, FSHF kishte bllokuar edhe valët e celularëve të delegatëve të Tiranës, ndërsa më herët 'blindoi' ambientet duke mos lejuar praninë e mediave.

Po dje Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Armando Dukën lidhur me një sërë akuzash që kanë të bëjnë me korrupsion, shpërdorim detyre dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Në total janë 41 anëtarë ndërkohë që FSHF ka kontaktuar policë privat për procesin zgjedhor, ndërsa jashtë godinës së FSHF ka edhe policë të shtetit.

Këto zgjedhje vijnë në një kohë kur Bashkia e Tiranës ka kërkuar një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe i ka kërkuar ambasadave të huaja në vendin tonë që t’i bllokojnë vizës kreun e FSHF-së, Armand Duka. Dosja është përgatitur nga bashkia e Tiranës në cilësinë e aksionerit të klubit të Tiranës, ndërsa do dorëzohet ndër të tjera edhe tek FBI, që hetoi dhe rrëzoi krerët e FIFA-s dhe UEFA-s të zhytur në korrupsion. Nga ana tjetër, FSHF-ja ka akuzuar Bashkinë se po ndërhyn në zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Tiranës, sipas së cilëve po favorizojnë kandidatin Eduart Prodani.

(Kliko këtu për kallëzimin penal të Bashkisë Tiranë)

Ora 12:25
Veliaj, mesazh Dukës: Askush s'mund të jetë i paprekshëm kur abuzon me fondet! Mund të jesh i famshëm si Platini dhe Blatter, por duhet të japësh llogari

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon përballjen dhe mesazhet drejt kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit në ccdo dalje apo aktivitet ku është i pranishëm.

Së fundmi Veliaj ka marrë pjesë në Konferencën e zhvilluar sot për "Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj deklaroi se UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë.

“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qenit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, theksoi Veliaj.

Ai nënvizoi se fakti që sot ka kryetarë bashkie apo ish-ministrja në paraburgim dhe do përballen me drejtësinë, do të thotë që asnjë nuk ka më imunitet.

“Fakti që ka ministra dhe ish-ministra në paraburgim dhe do të përballen me drejtësinë, do të thotë që s’kanë imunitet. Fakti që ka zyrtarë të të gjitha niveleve, do të thotë se në Shqipëri është bërë një pakt me drejtësinë. Auditi i Bashkisë së Tiranës, i brendshëm, është më i rreptë se KLSH-ja, do të thotë se e kemi rritur ‘piacën’ në çdo segment të shoqërisë. Nuk mund të kemi ishuj apo enklava të pavarura. I pavarur mund të jesh, por jo i paprekshëm”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se edhe beteja e fundit lidhet me përgjegjësinë audituese për t’u siguruar që paratë e taksapaguesve shkojnë në vendin e duhur dhe nuk vidhen. “

Edhe angazhimin tonë në këto betejat e fundit, jo thjesht si një nga pronarët, por edhe investuesit kryesorë të terreneve sportive në qytet, e shohim edhe si përgjegjësi audituese. Janë para që dikush i ka paguar, një donator ose taksapaguesi, dhe duhet të sigurohemi që shkojnë në vendin e duhur dhe nuk humbasin”, deklaroi ai.

Veliaj deklaroi se tashmë të gjitha bashkitë do të organizohen në një shoqatë të vetme, ku në themel është transparenca për fondet.

“Kemi pasur dy shoqata: një shoqatë me 60 anëtarë, dhe një shoqatë tjetër me zero anëtarë. Shoqata me zero anëtarë përfaqësonte Shqipërinë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, një butafori epike. I kemi dhënë edhe ne seriozitet, fillimisht vetes sonë, duke thënë se Bashkitë e Shqipërisë janë një. Jam sot shumë krenar për mënyrën sesi 60 bashkitë tona janë vetëkorrigjuar, janë në sinkron. Mund të them se kur shikoj bashkitë e tjera në rajon, ne jemi padyshim në avangardë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marvi: 25/01/2022 19:31

    Askush nuk eshte i paprekshem??!!! Po ben retorike lali neverija??

    Përgjigju
  • Xhixhi: 25/01/2022 13:52

    O Lali. Po bomben pse ja vure?

    Përgjigju
  • Piter: 25/01/2022 13:45

    Veliaj e do me patjeter fshf. Eshte ne loja stadiumi dinamo, parkimi para tij dhe fusha e aneksit te dinamos. Erioni nxjer nji kompleks me kulla te papara aty. E keni pare si e kan len te degradoje pa zot stadiumin dhe fushen e futbollit ne krah te tij? Eh Erion , erion, ku i shihen kembet gjarprit…

    Përgjigju
  • beni beni: 25/01/2022 13:22

    jahahha mbarji ato ye helkurit ti se je mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?