TIRANË - Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi foli në Report Tv lidhur me zgjedhjet që sapo përfunduan në Gjermani. Sipas Exit Poll-eve të para, fituese është CDU, megjithatë i duhet një koalicion për formimin e qeverisë.
Ai theksoi për Albina Muratajn se zgjedhjet pasqyrojnë ndryshime të mëdha në politikën gjermane, me rritjen e ekstremit të djathtë AfD dhe rënien e socialdemokratëve të Scholz, të cilët pësuan një "humbje të hidhur".
'Zgjedhje të pazakonshme. Nëse kemi parasysh se Gjermani pas luftës së dytë botërore është një nga shtete më të stabilizuara edhe për trashëgiminë e denazifikimit. Kjo vazhdoi edhe pas bashkimit në 90. Ka qenë traditë që qeveritë gjermane, kanë pasur stabilitet. Që prej problematikës me flukset e emigracionit gjatë qeverisë së Merkel, e gjithë qeveritë më pas kanë pasur 2 fenomen, rritjen e ekstremit të djathtë AfD, e cila renditet tani e dyta. Dhe shikojmë rënien e SPD, parti tradicionale. Renditet e treta dhe siç e tha Scholz, ishte një humbje e hidhur për sociali demokratët.'
Kamberi vuri në dukje se faktorë si kriza e emigracionit, perceptimi i sigurisë dhe inflacioni pas sulmit ndaj Ukrainës ndikuan në këtë rezultat.
'Nuk do thoja për një gabim të Scholz, por nja trashëgimi politike me politikat emigracionit. Kur qeverisi SPD me koalicion, me një sërë partish, bëri të mundur që problematika e emigracionit të thellohej edhe me incidente nga emigrantë që vinin nga Afrika e veriut. Rriti një perceptim në elektoratin gjerman që emigracioni po bëhej krizë sigurie. Edhe fakti që inflacioni i lartë pas sulmit ndaj Ukrainës e thelloi dhe më tej pakënaqësinë e elektoratit.'
Ai theksoi gjithashtu lidhjet e Merz me administratën Trump dhe vizionin e tij për të mos ndërprerë ndihmën ndaj Ukrainës, ndërsa do të synojë rivendosjen e kontakteve me liderët kryesorë të BE-së.
'Kancelari aktual Merz që do marri kryesimin e qeverisë, është kandidat i preferuar nga administrata Trump. U bë e ditur edhe nga bisedat telefonike të patur. Ka patur dhe një parapëlqim ndaj Alice Weidl që u ftua në inaugurimin e Trump. Merz vlerësoi aleancën me SHBA por e bëri të ditur se nuk do pranonte ndryshim të menjëhershëm të rrjedhës me Rusinë. Do shikohet edhe nga kontakti që do kenë të dy. Për të rivendosur kontaktet me shtetet kryesore të BE-së.'
CDU pritet të shmangë një aleancë me AfD dhe të formojë qeverinë me parti të tjera, në varësi të shpërndarjes së mandateve.
'Një ndryshim do vihet re edhe në qeverinë e re gjermane. Merz nuk është partizan i ndërprerjes së ndihmës së Ukrainës. Edhe prej marrëdhënies së hershme për sigurinë ekonomike, dhe politike ushtarake të rolit që po merr federata ruse në Europën lindore. Vizioni i Merz do konsolidohet pasi të marri në dorë qeverisjen gjermane. CDU nuk do bëjë aleancë me AfD, do i drejtohet koalicioneve me parti të tjera. Por do shikohet si do jetë shpërndarja e mandateve.'
Komente
